Vetëvarja e 47-vjeçarit/Pezullohen 3 punonjës të Policisë së Vaut të Dejës

Shkodër – Lidhur me ngjarjen ku u gjet i vetëvarur shtetasi A.K., 47 vjeç, i shoqëruar për disa orë në Polici si i dyshuar për vjedhje, sqarojmë se:

Pasi është vënë dijeni mbi ngjarjen Ministri i Brendshëm z.Fatmir Xhafaj ka urdhëruar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që në bashkëpunim me Prokurorinë të nisi një proces verifikimi dhe hetimi.

Pas verifikimeve paraprake ndaj punonjësve të Policisë të dyshuar si të implikuar me përgjegjësi, Ministri i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të SHÇBA shqyrtimin e çështjes me prioritet dhe marrjen e masave përkatëse deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Ardi Veliu sot ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës).

Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ndjekje të mëtejshme penale konform ligjit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...