Një 41-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të nxjerrë jashtë kufirit të Shqipërisë 4 pakistanezë.

Në pranga ra G.L., i cili u kap në vendin e quajtur Vukpalaj. Me automjetin e tij tip Mercedes 41-vjeçari tentoi të kalojë në Malin e Zi 4 shtetasit e huaj.

“Me datë 28.05.2018, nga shërbimet e Kufitare GOL të SPKM Hani i Hotit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: G.L.

41 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 28.05.2018 është kapur në vendin e quajtur Vukpalaj, Njësia Administrative Kastrat,

Malësi e Madhe, në rrugën automobilistike Bajze – Hani i Hotit, me automjetin tip Mercedes, duke transportuar në drejtim të Malit të Zi, 4 shtetas Pakistanez,” raporton policia.