Luajti me shpirt ndaj Kamzës për Laçin por edhe për Vllazninë e tij, u dha mbështetje futbollistëve kuqeblu por asnjëra prej këtyre gjërave nuk vlejti.

Ndriçim Shtubina në fund është dëshpëruar jashtëzakonisht shumë që skuadra e qytetit të tij ka rënë nga Superliga.

I ftuar në emisionin “Sport Arena” në TV Rozafa mbrëmjen e së hënës, lojtari aktual i Laçit ka folur gjerësisht edhe për Vllazninë.

I pyetur edhe për gjobat e vëna ndaj lojtarëve, ai është përgjigjur: “Nuk besoj se vetë ata do t’i kërkojnë këto rroga.

Nëse i kërkojnë, atëherë tregon karakterin e tyre. Nuk është momenti të flasësh për rroga në këto momente kur skuadra ka rënë nga Superliga sepse është një dëm i madh që i është shkaktuar Shkodrës”.

Nga ana tjetër, mesfushori që më parë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të kuqebluve, ka dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm.

“Po ju them vetëm kaq: Nëse tek Vllaznia mendojnë se jam i vlefshëm për ta dhe kam mundësi pë

r t’i ndihmuar me aftësitë e mia, jam i gatshëm që menjëherë pas Kupave të Europës me Laçin të rikthehem në Shkodër.

Madje, po të jetë nevoja të luaj edhe pa lekë”- është shprehur ai.

Një deklaratë e sinqertë madje gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë nuk kanë munguar as lotët në sytë e tij.

www.shkodrasport.com