VELIPOJA, NJË THESAR I “PAZBULUAR”

Për të flitet fare pak. Por kjo nuk ia ka hequr privilegjin asaj të jetë një prej atraksioneve turistike me vlera të patëdyta.

Nëse media e ka përjashtuar disi nga promovimi dhe politikat e turizmit e kanë hedhur në periferi të vëmendjes, është vetë natyra ajo që me të andshmën dëshirë dhe devocion e ka qëndisur Velipojën me gurët më të çmuar, duke e kthyer në diademën e brigjeve të Adriatikut.

Velipoja është e njohur për detin e pastër e rërën kurative, lagunën me specie të shumëllojshme, pyjet me bimësi të dendur, malin me pamje madhështore, lumin Buna dhe për mikpritjen karakteristike të banorëve vendas.

Plazhi i Velipojës është një nga plazhet më të mëdhenj në bregdetin e Shqipërisë.

Ky plazh kufizohet në veri me grykëderdhjen e lumit Buna dhe në jug me plazhin e Shëngjinit. Me një vijë bregdetare prej 14.5 kilometra, ai ofrohet me hapësirat e pafundme të mbushura me rërë të zezë, pisha të buta bregdetare, ujë të pastër e të kthjellët, rezervate natyrore, laguna e ishuj që ndërrojnë formë si ëndjet më të hovshme të përfytyrimeve magjepsëse.

Me kah veriperëndimor

Për të sosur në Velipojë mund të niseni nga Shkodra që distancohet prej saj në 28 kilometër rrugë, ose të kthehesh veriperëndimor tek Harku i Bërdicës, ndërsa je afro 5 kilometër pa mbërritur në qytetin verior. Rruga që duhet të bësh për të, përshkon fshatrat e Nënshkodrës, të cilat dikur ishin hambari i bereqetit.

Një rrugë jo dhe aq e mirëmbajtur të rrëfen një zonë jo dhe aq të pasur ku banorët jetojnë kryesisht me bujqësi dhe blegtori, pa harrua përkujdesin financiar që vjen nga bijtë emigrantë.

Nëpër të njëjtin shteg vërshoj jeta e këtyre banorëve, bagëtitë dhe vargani i turistëve që mësyjnë bregdetin e Velipojës. Këtij dekori nuk i mungojnë sytë kureshtarë të banorëve që presin e përcjellin gjithnjë e më tepër bujtës të destinacionit turistik.

Në të afruar të Velipojës rruga që ka pak që është rindërtuar është lajmësi i parë kilometrave të fundit për të mbërritur në zonën e plazhit. Falë sinjalistikës që ende nuk është bërë pre e barbarëve, dendësisë së banesave dhe vajtje-ardhjes së njerëzve sosim në pikëmbërritje.

Albert Vataj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...