Saimir Tahiri fiton lirinë, avokati Haxhia: Nuk ka asnjë provë që e lidh me veprimtari kriminale

Gjykata e Apelit merr vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Apeli i Krimeve të Rënda, ka vendosur të shfuqëzojë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Tahirin.

Arkiva
Sipas avokatit Maks Haxhia, Saimir Tahiri është pa asnjë masë sigurie tashmë, duke u shprehur se nuk ka asnjë provë për ta lidhur me këtë veprimtari kriminale për të cilat akuzohet.

“Përfundimisht Tahiri është pa masë sigurie. Gjykata shfuqizon masën ndaj ish-ministrit”, u shpreh Haxhia ne nje deklarate per mediat.

“Gjykata e shkallës së parës mori një vendim të ndërmjetëm bazuar në kërkesen e organit të Pokurorisë e cila kërkonte arrest me burg mbi po të njëjtat materiale që kanë qenë prezent në hetim.

Deri tani jemi në fazën prodecuriale të hetimeve paraprake, janë paraprijëse lidhur me një vendim të pafajësisë së Tahirit”, tha Haxhia.

Lidhur me marrjen e masës së sigurisë nga prokuroria e shkallës së parë Haxhia është shprehur se: “Prandaj është sistemi me dy tre shkallë që të rregullojë gabimet që janë bërë nga shkalla e parë. Tahiri është duke pritur urdhërin e ekzekutimit për ta liruar.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...