Media ndërkombëtare “Daily Mail” ka publikuar historinë e një gruaje shqiptare, e cila është deportuar nga SHBA në Shqipëri, pasi ishte një emigrante ilegale.

Gruaja e cila është ndarë tashmë prej fëmijëve të saj të mitur quhet Cile Precetaj dhe kishte rreth dy dekada që qëndronte në SHBA, kohë gjatë së cilës po luftonte që të mos deportohej.

46-vjeçarja nuk ka pasur kurrë asnjë problem kriminal ndërsa kishte ngritur së bashku me bashkëshortin një restorant në Michigan.

Cile ka treguar se vajza e saj i ka shkruar Zonjës së Parë, Melanie Trump, duke i kërkuar mëshirë për nënën e tyre.

Gruaja e cila tashmë jeton në fshatin Gradec të Shkodrës, ka rrëfyer:

Jam ende në gjendje shoku dhe nuk mund ta besoj që më kanë sjellë në vendin që e lashë ku kisha frikë të jetoja. Fëmijët e mi janë me milje larg dhe unë nuk e di nëse do t’i shoh ndonjëherë sërish. Si mundet që një vend të ndajë nënën nga fëmijët e saj? Si mundet ta bëjnë këtë?

Gruaja e Presidentit Trump, Melanie ishte një emigrante në një vend të ndërtuar nga emigrantët. Përse ata ia bëjnë këtë një nëne që e dashuron atë vend dhe nuk ka bërë asgjë

të gabuar? Shkova në SHBA për një jetë më të mirë. Jam larguar që në vitin 2000 që këtu pasi kam frikë për jetën time. Shoqen time e rrëmbyen në atë kohë për ta bërë prostitutë

deri sa e vranë. Ish-i fejuari im më kërcënoi pas ndarjes që patëm dhe unë përdora një pasaportë false dhe u largova drejt SHBA-ve. Tani që u riktheva fle vetëm 2 orë çdo natë. Zgjohem dhe mendoj për fëmijët dhe se si ata ndihen. Nuk jam ndarë kurrë prej tyre. As edhe një ditë të vetme. Ja ku jam tani mijëra milje larg tyre. Jeta ime dhe e fëmijëve të mi u

kthye përmbys. Tashmë ndihem si nj alien në vendin tim. Flas dy herë në ditë në telefon me fëmijët, por nuk mund t’i mbaj dot lotët. Nuk e di çfarë do të sjellë e ardhmja”.

Gruaja është deportuar në Shqipëri pa njoftuar askënd. Burri i saj e mësoi nga një telefonatë e shkurtër që ajo i bëri në një ndalesë në Gjermani në kthimin për në Shqipëri. Tani Cile po qëndron në shtëpinë e një kushëriri të saj, larg nga jeta që bënte në SHBA. Pas 18 vitesh në

SHBA ajo mundi të marrë me vete vetëm një valixhe të vogël. Thotë se një gjë e çmuar që mban me vete është një shall i dizenjuar sipas flamurit amerikan.

Daily Mail shkruan se përveç traumës së ndarjes së familjes dhe lënies së fëmijëve pas, gruaja nuk ka më as jetën e rehatshme të shtresës së mesme amerikane. Shtëpia e saj e tanishme nuk ka ujë të rrjedhshëm.

Tualeti është jashtë shtëpisë, një vrimë në tokë ndërsa ka ndërprerje të vazhdueshme të energjisë. Ajo jeton në një dhomë me çarje të mëdha në tavan në një shtrat me shufra

hekuri. Nuk ka TV, valë telefoni celular dhe ajo që e frikëson më shumë është se nuk ka çelësa në derë. Fshati është i izoluar dhe nuk ka asnjë dyqan pranë. Rrugët nuk kanë emra, citon Daly Mail, lapsi.al. 700 banorët e fshatit jetojnë me më pak se 100 $ në muaj.

Gruaja i njoh me bashkëshortin e saj në Amerikë, Pete Gojcaj dhe lindën fëmijën e parë në vitin 2002. 3 vjet më vonë iu tha se duhet të largohej nga SHBA pasi kërkesa e saj për azil ishte refuzuar. Gjatë gjithë këtyre viteve ajo është përpjekur të shmangë deportimin duke paguar avokatët dhe duke bërë divorcin me burrin që do siç e kishin këshilluar, por nuk ia ka dalë.

Pas vendimit të presidentit Donald Trump për të ndlauar emigrantët ilegalë çdo ditë ën SHBA shtohen deportimet e tyre.