I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili ka shpjeguar deklaratën e bërë pak kohë më parë se ai i blinte parfume për dhuratë të dashurës.

I pyetur nga moderatorët e emisionit Alban Musa dhe Erjona Rusi, se si qëndronte e vërteta e kësaj deklarate të bujshme, Mjeshtri i Madh u përgjigj:

Shiko gazetarët i dua shumë, por më duket se këtë deklaratë ma kanë deformuar. Më duket se e kam thënë tek Rozi Radi (emisioni Boom) por ma ka deformuar.

Po kush qenka ai burrë trim që thotë se i blen parfume dashnores? Unë e kam shumë shoqe Rozin, ajo thotë që e kamë thënë unë,

por për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha. M’i ka ik pak muhabetit, më duket.

Këngëtari Bujar Qamili
Qamili shpjegoi se ai ka shumë “të dashura” dhe ato janë fansat e tij që ai i do shumë, frazë kjo që shkaktoi të qeshura në studion e “Rreze Dielli”.

Unë kam të dashur, por të kam ty, kam Albanin, pra kam publikun.

Këngëtari Bujar Qamili
Mjeshtri i Madh i muzikës popullore ishte i ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli”

për të folur mbi koncertin e tij recital që mbajti në 20 maj në Pallatin e Koncerteve në Tiranë por edhe përgatitjet që po bën për një këngë të re.