Skënderbeu, një emër i madh në Shqipëri, jo vetëm se mban emrin e heroit tonë kombëtar, por edhe se prej shtatë vitesh jemi mësuar që të na përfaqësojë denjësisht në kompeticionet evropiane.

Nëse skuadrat tona ishin mësuar që të kalonin vetëm një tur nëpër kompeticionet evropiane, Skënderbeu na mësoi se mund të arrijë diçka më shumë se kaq,

madje deri në fazën në grupe. Këtë vit që lamë pas kërkoi që të kalonte grupet, por eksperienca aq e lejoi të ecte.

Titujt – Pavarësisht se në sezonin 2016/17 Skënderbeu e humbi në fund garën me Kukësin, sërish nuk u dorëzua për të marrë trofe

edhe pse kishte munguar një vit në Europë. Ndërsa pak ditë më parë mori titullin e gjashtë në shtatë vite kampionat. Pak a shumë ishim mësuar me një skuadër që do të synonte titullin që nga java e parë.

Europa – Por, nëse CAS lë në fuqi vendimin e UEFA-s, shumë pikëpyetje lindin mbi këtë skuadër. Së pari do të pyesim:

A do të vazhdojë Ardjan Takaj të drejtojë këtë ekip?

Duke parë mënyrën se si erdhi Takaj në krye të bardhekuqve dhe strategjinë që ai ndoqi, futboll dhe biznes, normalisht që në të ardhmen nuk pritet që të jetë më në krye të skuadrës.

Por, një skuadër pa europë, sidomos për një vend si Shqipëria ku përfitimet financiare janë të vogla nga e drejta televizive apo reklamave, normalisht është e vdekur.

Që do të thotë se Skënderbeu mund të jetë një ekip që vitin tjetër të rrezikojë rënien dhe jo të luftojë për mbijetesë.

Kreu – Kjo do të sjellë që lufta të përqendrohet mes skuadrave që këtë vit u renditën në pozicionet afër korçarëve.

Pra, Kukësi, Luftëtari, Laçi, Partizani, pse jo Flamurtari, Teuta dhe Tirana e sapokthyer të kërkojnë titullin vitin e ardhshëm.

Janë ekipe që për nga niveli nuk krahasohen me Skënderbeun për shkak të infrastrukturës së pari dhe më kryesorja, për nga drejtimi dhe menaxhimi, apo dhe eksperienca në Europë.

Lojtarët – Një çështje më vete është dhe ajo e lojtarëve, pagesave dhe reklamimit të tyre. Skënderbeu edhe po të mos i ofronte shumë para një futbollisti,

padyshim që ai do të pranonte të nënshkruante edhe për reklamën që do të përfitonte nën këtë stemë.

Por, në rast se CAS merr vendimin që askush nuk e dëshiron, atëherë tregu do të ndryshojë në Shqipëri. Normalisht pagesat, kostot e transferimeve apo dhe mënyra e menaxhimit do të ketë devijime.

E thënë qartë, do të ulet niveli i tregut të lojtarëve, pasi korçarët ofrojnë një mori futbollistësh që do t’i bënin mirë çdo ekipi në Shqipëri.

Normalisht, kush do të ofrojë diçka më tepër do të ketë mundësi të marrë lojtarin më të mirë. Megjithatë,

CAS-i ka në dorë jo vetëm një ekip, por një kampionat të tërë.

/EDS/