Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu vizitoi në spitalin e Traumës, 11 efektivët e Policisë së Shtetit dhe tre protestuesit e lënduar gjatë protestës.

Numri një i policisë tha se efektivët përballuan me profesionalizëm protestën. I pyetur për të lënduarit, Veliu tha se policia do shqyrtojë pamjet filmike nga protesta për të parë nëse ka shkelje nga policia apo protestuesit.

“Falenderoj punonjësit e Policisë së Shtetit që treguan profesionalizëm dhe e menaxhuan me efikasitet. Bënë detyrën me integritet.

Do jenë pamjet filmike që do saktësojnë nëse ka gabuar Policia e Shtetit apo qytetarët”.