Fushaj: Vllazninë e marr pa borxhe, gafë nëse Partizani e “rrëzoi” për motive politike

Valter Fushaj e cilëson rënien e Vllaznisë nga Superiorja si diçka të pritshme. Ish-presidenti që ka sjellë trofe në Shkodër, dje,

në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mundohet të hedhë dritë mbi situatën në klubin shkodran dhe dramën e rrëzimit nga elita.

Zoti Fushaj, Vllaznia u rrëzua nga kategoria. Ishte diçka e pritshme për ju, apo shpresonit se në fund ekipi do ia dilte?

Së pari, për mua personalisht keqardhja është shumë e madhe. Mirëpo, e vërteta është se kjo Vllazni u bë gjashtë vite që po kalon këtë situatë.

Pra, çdo sezon që mbyllej, sërish ankthi ishte i pranishëm. Thoshim hë se shpëtuam edhe këtë vit. Por, me këtë formë menaxhimi, një ditë do të vinte edhe ky rrëzim,

edhe pse për Shkodrën si qytet rënia e Vllaznisë është dramë e madhe.

Gjithsesi, për mua rrëzimi nga kategoria nuk ka qenë diçka e papritur. Edhe sikur të shpëtonte këtë sezon, prapë në tjetrin problemet do të vazhdonin.

Ju mendoni se gjithçka i faturohet keqmenaxhimit?

Që pas largimit tim, vetëm në vitin e parë, kur ekipin e kanë pasur të gatshëm nga unë, bashkia ka bërë një farë menaxhimi.

Në atë sezon u bënë dy shitje lojtarësh, ku mesa mbaj mend klubi ka përfituar

150 mijë euro. Më pas, për gjashtë vite rresht e njëjta situatë: jo bie sot, jo bie nesër.

Është krijuar një bindje në Shkodër se këtë rrëzim e kanë edhe prej Partizanit, që u mund në ndeshjen e fundit nga Kamza. Ju si mendoni?

Vllaznia nuk mund ta kërkojë rënien te Partizani, edhe pse “goli” duket sikur u ka mbetur të kuqve. Fajin duhet ta gjejnë te vetja, jo të vareshin nga këmbët e të tjerëve.

Gjuha shkon ku të dhemb dhembi, por nuk ia ka fajin njeri Vllaznisë që nuk fitoi ndeshjen direkte me Kamzën.

Nuk mund të themi tani, pse nuk na ndihmoi Partizani. Këto janë qesharake.

Vllaznia nuk duhet ta linte këtë situatë për ndeshjen e fundit. Gabimet kanë qenë të skuadrës që në ndeshjen me Kamzën në Shkodër. Për mendimin tim nuk ka lidhje Partizani.

Po sikur të luante Skënderbeu dhe Partizani drejt, çfarë do të bëhej? Gjithmonë, fundi i kampionatit sjell këto dhe

nëse e lë gjithçka për javën e fundit, sigurisht je me një këmbë brenda dhe me tjetrën jashtë. Megjithatë, unë shpresoj që kjo e Partizanit të mos jetë diçka politike.

Në ç’kuptim?

Shikoni, unë kam komunikuar në këtë periudhë edhe me njerëz te Partizani. Nuk e kisha idenë që Vllaznia i ka hequr një kampionat

Partizanit në këto vitet e fundit dhe sikur ka pasur një hatërmbetje për rezultatet e sezoneve të kaluara.

Sigurisht, inatet e vjetra dhe mosbashkëpunimi mund të ketë çuar në një hakmarrje, por që unë shpresoj të mos ketë qenë në rrafshin politik, meqë klubet janë kahe të kundërta.

Nëse Partizani e ka bërë këtë në çdo formë tjetër, atëherë është e drejtë e tij dhe nuk mund t’i kërkosh asgjë.

Nuk është e drejtë, vetëm nëse e ka bërë për çështje politike.

Nëse Bashkia e Shkodrës do të kërkonte të bashkëpunonte me ju, çfarë do të bënit në këtë moment?

Për momentin jam konfuz. Gjithçka varet nga bashkia që, me sa di, ka bërë një vlerësim të shitjes dhe borxheve që ka Vllaznia si klub. Tani, të flasim drejt, sot ke një Vllazni me 1.5 miliardë lekë borxhe.

Kush e merr?! Çdo gjë mes meje dhe Vllaznisë është se si do të gjejë formën bashkia, si do a vazhdojë këtë proces?

Si e mendon bashkia shlyerjen e borxheve apo shitjen e klubit.

Ka disa forma, por duhet të dini se unë nuk jam një person që kam interes në futboll. Nëse ata kanë nevojë për mua, e kam thënë gjithmonë se jam gati, por duhet gjetur forma ligjore, jo të të mbetet gjithçka në dorë.

Nëse bashkia nuk jep garanci për borxhet, ju mendoni se nuk ka shanse ta marrë njeri përsipër klubin?

Mos, mor burrë! Këtu ke klube në Slloveni, Kroaci dhe Austri që mund t’i blesh me 700 mijë euro, jo më të vijnë te Vllaznia me miliarda borxhe.

Unë jam gati të marrë një Vllazni pa borxhe dhe me standarde normale. Tani Vllaznia një kategori më poshtë, borxhe po e po, formën se si do e ndjek bashkia, nuk e di, kështu që nuk kam çfarë të them.

Jam konfuz, as them që nuk e marr dhe as them që e marr. Vllaznia është Vllazni dhe mbetet emër i madh, por duhet sistemuar. Unë Shkodrës i kam sjellë trofe dhe sukses në Kupat e Europës.

E kam lënë pa borxhe klubin dhe tani bashkia duhet të gjejë formën e privatizimit, të borxheve, të dhënies në përdorim apo të falimentimit.

Gjithçka është në dorë të bashkisë, nëse do të ishte për mua, sot do të luftoja për titullin kampion./panorama-sport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...