Vllaznia ra nga kategoria pas plot 57 vitesh. Qyteti i Shkodrës është në “zi”, po jo më pak ata që kanë kontribuar për fanelën kuqeblu.

Sot, është drejtori i Akademisë, Alban Hasani i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ironizon situatën në të cilën gjendet sot klubi shkodran.

“Pa fanela, pa xhel flokësh, pa rroga me mijëra euro.. Po shokë e të lumtur me njëri-tjetrin e përfaqësuam Vllazninë në Sllovaki në Kupën UEFA”, shkruan ai.

Kujtojmë që buxheti i i Vllaznisë në këtë sezon ishte 800 milionë lekë (të vjetra), por fatkeqësisht skuadra e Vllaznisë zbriti një kategori më poshtë./newsport/