Të zhgënjyer për Vllazninë, tifozët shkodranë: Ndikoi edhe politika

Ato shprehen se është një zhgënjim i madh që një nga klubet me më shumë histori në vend bie nga kategoria për më tepër kur Vllaznisë tani i duhet të festojë 100 vjetorin e krijimit, ceremoni e cila e kapur në Kategorinë e Parë.

“Është një turp për të gjithë qytetin jo vetëm për ekipin, të gjithë janë fajtor, trajneri lojtarët dhe bashkia. Vllaznia ka marrë fund”, thotë një tifoz.

“Nuk ka më keq se kaq”, shprehet një tjetër.

Për tifozët ndikim mund të kenë pasur e pozicionet politike që kanë që skuadrat të luajnë për t’i bërë dëme njëra-tjetrës.

“Për mua është një dramë e madhe dhe një fatkeqësi. Politika ka prishur shumë gjëra, jo vetëm sportin, por edhe njeriun”, thotë një tifoz shkodran.

Gjithsesi, tifozëria shkodrane, përpos gjithçkaje ka theksuar se do të vazhdojnë të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...