Skuadra në kategorinë e parë, ja çfarë do të ndodhë me kontratat tek Vllaznia

Realiteti i hidhur që ka pushtuar tashmë KF Vllazninë, pritet të shoqërohet me pasoja të tjera në të ardhmen.

E kemi fjalën për largimet e shumicës së lojtarëve aktuale që ishin pjesë e saj.

Normalisht kjo është ajo që do të ndodhë dhe arsyet janë shumë të thjeshta. E para, klubi nuk ka më fonde të tilla në dispozicion për të patur futbollistë e staf me të njëjtën kontrata siç kanë qenë në sezonin e fundit.

Së dyti, edhe vetë lojtarët, kuptohet ata që kanë oferta, do të kërkojnë të ndërpresin kontratat e të largohen.

Një pjesë e mirë e kontratave me futbollistët e rinj janë afatgjate dhe natyrisht që do të jetë në dorën e klubit për t’i mbajtur apo jo.

Ndërkohë një pjesë tjetër e lojtarëve që kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre dhe kontratat i kanë me opsion, kuptohet që nuk do të jenë më pjesë e Vllaznisë. Emrat e tyre gjithsesi do të bëhen publike në ditët e ardhshme.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...