Vizitat e gazetarëve të huaj në Shqipëri, ishin të rralla. Mehmet Biber, një fotograf turk i cili jetonte në Stamboll, mori një vizë nga Ambasada Shqiptare në Stamboll, vetëm disa muaj pas vizitës nga gazetari Sami Kohen, që kishte realizuar në Shqipëri.

Nga bisedat me Z. Kohen dhe përvojat e tij, Z. Biber solli një reportazh dhe një set fotosh të plotë nga Shqipëria të cilat ubotuan në revistën prestigjioze National Geographic Magazine, në vitin 1980.

“Të realizojmë të gjitha obligimet tona dhe të shpartallojmë bllokadën”, Shkodër 1980.

Me këtë slogane të vendosur në sheshin e qytetit të Shkodrës, e fillon artikullin me titull origjinal “Shqipëria, e vetme kundër gjithë botës” fotografi Mehmet Biber, nga revista National Georaphic Magazine.

Izolimi i Shqipërisë nga bota është rezultat i politikës së brendshme të saj.

Pa aleat dhe të rrethuar nga vendet armike që kanë ambicie historike në tokën e saj, Shqipëria është organizuar për të vazhduar e vetme nën diktatin e ashpër të Enver Hoxhës, i cili është duke mbajtur pushtetin për 36 vjet.

Kazma dhe pushka janë simbolet që dominojnë sheshet publike.

Enver Hoxha një ithtar i madh ideologjisë marksiste-leniniste, ndërpreu marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, të cilin ai e konsideronte si “revizionist”.

Në vitin 1961 Shqipëria, kishte gjetur një aleat të madh: Republikën Popullore të Kinës, duke shkëputur marrëdhëniet edhe me Kinën në vitin 1978.