Nga kjo e premte hyn në fuqi Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, e cila u jep shtetasve të BE më shumë të drejta ne privatësinë e informacioneve te tyre personale.

Kompanitë që punojnë në BE tani duhet të marrin leje mjaft të qartë nga përdoruesit, ose do të përballen me gjoba të rënda. Ato arrijnë deri në 20 milionë euro ose 4% e të ardhurave vjetore të kompanisë, që në rastin e Facebook do të ishin 2 miliardë euro.

Sipas rregullores së re, çdo qytetar i BE-së ka të drejtë të shohë se çfarë informacioni kanë për të kompanitë dhe ta fshijë këtë informacion.

Leja për të përdorur të dhënat është një tjetër ndryshim.

Formulari i zakonshëm: “a jeni dakord me kushtet”, që shfaqet kur hapim një shërbim në internet, nuk do të duket më, pasi leja e marrë duhet të jetë shumë më specifike.

Rregullat e reja kanë të bëjnë jo vetëm me grumbullimin e të dhënave, por edhe me shitjen dhe shfrytëzimin e tyre për marketing.

Kjo ka bere qe shume kompani te huaja të ndalojnë tregtinë në Bashkimin Evropian të paktën përkohësisht, qe të mos rrezikojnë të bien ndesh me ligjin e ri.

Kompanitë gjithashtu duhet t’u tregojnë të gjithë përdoruesve të prekur për ndonjë shkelje të të dhënave dhe të dëshmojnë përpara autoritetit mbikëqyrës brenda 72 orëve.

Secili shtet anëtar i BE duhet të krijojë një autoritet mbikëqyrës, dhe këto autoritete do të punojnë së bashku për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.