Ambasadori amerikan , Donald Lu do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët, për investimin direkt në reformën në drejtësi.

Diplomati amerikan pritet të largohet në verë nga Shqipëria, për t’u emëruar ambasador në Kirgistan,

Lajmi konfirmohet nga Shtëpia e Bardhë, e cila e ka dërguar emrin për miratim në Senat.

“Donald Lu, Kaliforni, Anëtar i Karrierës i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, të emërohet Ambasadori i Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit“, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Donald Lu njihet si një njohes i mirë i gjuhëve të huaja, përfshirë edhe atë ruse.