Skenari misterioz i protestës së opozitës, nis në orën 11:00, s’dihet sa zgjat

Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Policinë e Tiranës për protestën e 26-majit. Burime të Report Tv nga Policia e kryeqytetit thanë se në kërkesën e Partisë Demokratike theksohet se protesta fillon ditën e shtunë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Por PD nuk ka përcaktuar kohën se kur do të mbyllet kjo protestë dhe në kërkesë është shënuar vetëm orari I fillimit të saj. Duket se opozita planifikon që protesta të zgjasë disa ditë.

Një skenar që përflitet prej disa ditësh, por zyrtarisht PD e ka mbajtur të fshehtë planin e protestës.

Në njoftimin që i është bërë Policisë thuhet vetëm orari I fillimit të protestës dhe vendi ku do zhvillohet.

Në këtë mënyrë Partia Demokratike tregon se ka në plan të zhvillojë një protestë pa limit kohor.

Ndërkohë prej disa ditësh policia e Tiranës ka filluar marrjen e masave për protestën e së shtunës.

Burime nga radhët e uniformave Blu thanë se pritet të angazhohen forcat e rendit, Forcat Shqiponja dhe Renea për këtë protestë, por numri i efektivëve që do angazhohen do përcaktohet ditën e premte.

Mbrëmjen e së premtes Policia e Tiranës do të kalojë në gatishmëri për protestën e Partisë Demokratike.

Protestuesit pritet të vijnë nga Sheshi Shqiponja dhe Rruga e Elbasanit, prandaj ditën e shtunë do të bllokohet qarkullimi në një sërë aksesh rrugore, përveç Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...