Është 30 vjec, quhet Nazarino Sumulla.I riu nga qyteti i Shkodrës ishte vetëm 7 muajsh kur pas një temperature të lartë për fat te keq u paralizua.

Këto janë kushtet në të cilat ai ndodhet sot. Jeta kishte rezervuar këtë surprizë të hidhur për

Nazarinon i cili nuk mund të kryejë nevojat personale pa ndihmën e nënës së tij.

Ai është shumë aktiv në jetën e përditshme, kryesisht frekuenton shumë rrjetet sociale.

Hobi i Nazarinos është futbolli dhe sic thotë ai vetë nëse nuk do të ishte i paralizuar dëshira e tij e thyer ishte që të bëhej futbollist.

Ai ndjek me shumë vëmëndje ne televizion të gjitha ndeshjet e

futbollit pa përjashtim. Ndërkohë rënien nga kategoria të ekipit të zemrës Vllaznisë ai e ka përjetuar shumë keq.

Nazarino ka një apel të vetëm që për këtë kategori shteti duhet që të rimbursojë qoftë ujin e pijshëm

ashtu edhe faturat e energjisë elektrike sepse për familjen e tij dhe në kushtet në të cilat ndodhen janë të papërballueshme

Nazarino i bën thirrje instancave shtetërore për ndihmë.Në fakt e gjithë shoqëria e jonë ka nevojë për njerëz si

Nazarino, një dajlë kurajoz, me plot pasione dhe dëshira.

STAR PLUS TV