Kërkohet një fajtor për të shpjeguar problemet e Vllaznisë të këtij sezoni dhe në Shkodër duket se e kanë gjetur personin që i “prishi sezonin”.

Nga ekipi shkodran dje është larguar Ergis Mersini, mbrojtësi i majtë i cili iu bashkua skuadrës në janar por që ishte një nga më të kritikuarit nga tifozeria shkodrane gjatë këtyre muajve.

Në fakt, Mersini ka qenë titullar i rregullt i kuqebluve, por paraqitjet e tij nuk kanë qenë nën nivelin e pjesës tjetër të skuadrës, ose më saktësisht, kanë qenë pikërisht po aq zhgënjyese sa e gjitha pejsa tjetër e skuadrës.

Por që me largimin e Gjokës, në Shkodër filloi nxjerrja para përgjegjësisë e fajtorëve dhe gjithccka filloi pikërisht nga mbrojtësi 29-vjeçar.

I lënë jashtë për ndeshjen me Kukësin, ai nuk është preferuar as në sfidën me Skënderbeun, ndoshta edhe për faktin se në këto dy sfida nuk kishte shumë rëndësi kush hynte në fushën e lojës.

Futbollisti është takuar dje me shokët e skuadrës dhe u ka dhënë lamtumirën, duke mbyllur aventurën e tij në Shkodër, ku me sa duket kanë gjetur “fajtorin” dhe i kanë zgjidhur të gjitha hallet. vipsport