Firmat kontraktore po punojnë me kapacitet të plotë.Mëngjesin e sotëm ka nisur puna për shtrimin me asfalt në rrugën e Velipojës.

Përvec shtimit të makinereve është shtuar edhe numri i punonjësve.Brenda tre ditëve mendohet që të përfundojë loti i parë me një gjatësi 4 kilometër e 250 metër që nis nga harku i Bërdicës deri tek kthesa e Dajcit.

Para pak ditësh gjatë inspektimit në aksin Shkodër-Velipojë nga Zv/ Kryeministrja Senida Mesi u premtua se rruga do të ishte gati me 25 Maj.

Por a është gati për tu përmbyllur në këtë datë rruga që të jetë në shërbim të sezonit turistik.Për inxhinierin Rumija punimet do e tejkalojnë ditën e afatit të punimeve që përcaktoi numri dy i qeverisë

Aktualisht në lotin e dytë firma i ka pezulluar punimet për shkak të shpronësimeve .Per pasoje edhe kete sezon trafiku e kaosi do te jete i pashmangshem.

Sipas përgjejësve të punimeve ne fillim të Qershor do te tentohet te mbyllen keto punime per te vijuar me ato segmente ku nuk ndikojne ne turizem.