Ish-kapiteni Elvin Beqiri: Vllaznia shpëton me ndihmën e Zotit dhe… Partizanit

Ish-kapiteni i Vllaznisë dhe i ekipit tonë Kombëtar, Elvin Beqiri shpreson që kuqeblutë të mbijetojnë në

Superiore me ndihmën e Zotit, duke bërë më të mirën e tyre në ndeshjen e fundit dhe më pas të shpresojnë në rezultatet e ekipeve të tjera.

“Ne duhet që të bëjmë më mirën vetë në radhë të parë dhe pastaj të presim atë që do të na sjellin të tjerët. Por, do të thosha inshalla kemi edhe Zotin me vete në këtë javë të fundit të sezonit.

Në këtë ditë të madhërueshme të Ramazanit, shpresoj që Zoti të jetë me ne. Të gjithë mund ta thonë këtë për ekipet e tyre, por unë e them se më dhemb vetëm Vllaznia tani.

Por, siç edhe thashë, askush nuk mund të të ndihmojë, po nuk arritëm që të ndihmojmë veten. Të tregojnë maksimumin në Korçë, përballë një ekipi që nuk ka atë impenjimin e përhershëm, pasi dihet se tani është kampion.

Derisa jemi në lojë, tani duhet që të japim gjithçka në ato 90 minuta”, u shpreh fillimisht Beqiri për “Panorama Sport”.

PARTIZANI – Ndërkohë që Vllaznia luan në Korçë ndaj vendësve të Skënderbeut, i gjithë përqendrimi i shkodranëve do të jetë te ndeshja që Kamza do të luajë në “Selman Stërmasi”, përballë Partizanit.

I pyetur se sa pret që kjo sfidë të jetë e pastër, Beqiri deklaron: “Nuk mendoj se Partizani do të tregojë mungesë serioziteti në këtë takim.

Kjo jo se na intereson ne, por edhe për faktin se të kuqtë kërkojnë të sigurojnë një vend në Kupat e Europës dhe përmes këtij takimi mund ta arrijnë një gjë të tillë.

Unë kam besim se me atë seriozitet që luajti përballë nesh, do të luajë edhe ndaj Kamzës. Shpresoj te një gjë e tillë. Pastaj gjithçka mund të ndodhë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...