E zbulon zëdhënësi i Skënderbeut: Ja çfarë do të ndodhë sot në ndeshjen me Vllazninë

Skuadra e Skënderbeut do të luajë sot kundër Vllaznisë, në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku do të festojë dhe titullin kampion të sezonit 2017-2018.

Zëdhënësi për shtyp i Skënderbeut, Enea Zhidro, në një prononcim të dhënë për RTSH ka zbuluar detaje të festës së nesërme.

Zhidro ka thënë se të gjithë tifozët do të jenë veshur me bluza të personalizuara, ndërsa do të ketë dhe 5 mijë flamuj.

“Ky ishte një nga sezonet më të suksesshme të Skënderbeut.

Ne jemi në finalen e Kupës dhe shpallemi kampion për herë të tetë.

Titulli bëhet më i bukur duke marrë parasysh vendimet e ardhura së fundmi. Klubi, stafi dhe lojtarët e kanë

përballur në mënyrë dinjitoze presionin, ndërsa tashmë festojnë titullin për herë të tetë.

Fillimisht u nxorrën në shitje bluzat “Champions”,

të cilat mund të konfirmoj se deri në këtë moment së bashku me biletat janë shitur gati 2500.

Pritet që stadiumi të jetë me kapacitet maksimal.

Gjithashtu do të jetë një koreografi me 5000 flamurë që tifozët do i marrin në hyrjen e stadiumit për t’i valvitur.

Në fund ka vend edhe për një spektakël me fishekzjarre dhe flakadan,

në momentin kur ekipi do të ngrejë trofeun”, ka përfunduar Zhidro./newsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...