Norën e Ded Gjo Lulit ,siç njihet në Malësinë e Madhe e kam njohur para njëzet vjetëve .Po kujtimet e saj _jetën e saj –unë i njoha ma mirë gjatë viteve 1957-1964 ,deri pak ditë para se të vdiste.

Ajo ruente në zemër shumë kujtime ,sepse ato ishin jeta e saj e madhe , e kalueme mes heroizmash, krah pushkënve të kryengritësve të Malësis Madhe .Unë nuk kam luftue ma

shumë se shoqet e mia,–më tha në dimnin e vitit 1963 -sepse pushka ime dëgjohej njilloj ajo sokoleshave të Hotit e të Grudës.Kështu ,pra, më caktuen komandante të grave të traboinit

jo pse qesh me trimënesha por pse ,,ashtu me ra shorti ,Kjo ishte një shfaqje e çlirtër thjeshtësie,Nora fliste ma shumë për të tjerët se sa për vete .Kishte të drejtë gratë e Hotit e

të Grudëse me to të Kelmendit e të Kastratit ,qenë një ylber i shkëlqyeshëm në Malet e Mëdha,pikërisht në atë kohë kur pushka e shqiptarit kishte kishte vendosë me vetëmohim me i ra mu në zemër anmiqve shekullorë Për Norën e Hotit më kanë folë me nderimsa e sa

veteranë e veterane të kësaj lufte.Më kanë folë për trimëneshëne paepun mendjemprehtëe të shkathtë më kanë folë për bukurinë shpirtnore e forcën e saj nxitëse e luftarake,më kanë

folë për endjet e saja jo vetëm si kryengritëse tue e gjetë në çdo rrethanëtë vështira po heroike po edhe si zbuluese,karriere shëruese plagësh dhe arkëtare të atyne të hollave të grumbullueme në dobi të kryengritjes.

Unë i falenderoj këta veteranë ,e sidomos veteranet ,që pasunuen ma tepër këto shënime të thjeshta ,tue më ndihmue me nxjerrë jetën e Norës, për mes së cilës do të dëshiroja të

shihej jeta e grues Shqiptare ,lutëtare për liri e pavarësi.

Nora e kishte peng peng e më thonte sa her;”O bir breznia që po rritet duhet të njohë përpjekjet tona për liri. Ta njohë edhe Dedë Gjo Lulin ,se përmes tij do të njohë të gjithë trimat e maleve tona,që i treguen anmikut se sa e çmueshme asht liria e Shqiptarit ,truelli e

kasollja jonë Le t”i dijë breznia e re këto ngjarje ,që të jetë gati kurdoherë, me pushkë për

faqe ,me i dalë zot këtij vendi të zhuritun nga anmiqtë e shekujve, që mos të mundet ma përjetë asnjë anmik i ri me ju afrue atdheut të dashun”
Këtë amanet ,që me la pak para vdekjes.u përpoqa ta kryeja me atë pasion që ajo fatose

ma ngjalli,në mënyrë që traditat luftarake të grave e të rejave shqiptare ,të mbesin të gjalla për të mos i harrue kurrë ,se ato ,kurdoherë treguen me pushkë në dorë se janë bija të denja të një populli trim e hero.
Sander Gera

***

Nora dhe Diktatori

Në vitin 1962, me rastin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pamvarsisë, shqiptarët panë që të ngjitej në tribunën qëndrore të festës në Vlorë, një plakë e thatë që dukej sikur tërhiqej me zor për në vëndin e nderit. Shumë pak e dinin se ajo plakë ishte heroina e maleve, Nora Luli

(Hoti) e cila qe e detyruarë të qëndronte përkrah diktatorit komunist Enver Hoxha. Diktatori

dhe heroina do të bashkoninduartë si në një valle të përmortshme ku, ujku dhe qengji do të ‘vallëzonin’ së toku.
Nora në atë kohë ishte plot 82 vjeçe dhe e sëmurë. Ajo nuk kishte nevojë të bënte një show trimërie me frikacakun që komandonte trimat por, Nora kishte shumë nevojë për qetsi dhe

ndihmë në ilaçe pasi vuante nga disa sëmundje. Ndërsa diktatori përkujdesej për vete duke u treguarë shqiptarëve se ai ishtë mik i heronjëve dhe heroinave, i atyre heronjëve dhe heroinave që një ditë do tu priste kokat vetëm nga frika se mos i mërrnin pushtetin!
Të shkuara të harruara do të thotë dikush. Nëse vërtetë do ta harrojmë të shkuarën, kurrë skemi për të ecur përpara pasi nuk e dimë se nga vijmë!

 

Qëllimi i Enverit kishte më shumë rëndësi se vetë jeta e Norës Heroinë, pasi ai dhe partia e tij, më mbrapa, nuk pyetën më kurrë për të deri sa ajo mbylli sytë njëherë e përgjithmonë në varfëri e pa përkujdesje.

Familja e Norës

Nora lindi më 1880 në fashtin Pikalë të Hotit. Ajo u rrit dhe jetoi në një mjedis luftetarësh që Atdheun e vinin mbi gjithçka. Shumë burra të shtëpisë së saj kishin qënë luftëtarë të Lidhjes Shqiptare të Prizerënit po ashtu edhe dera ku ajo u martua qe një shtëpi e madhe patriotike ku për vjehrr kishte Luanin e Malësisë së Hotit e Grudës, Ded Gjo Lulin e Madh dhe për burrë

kishte Kolën trim, dhe në mes trimave si Gjok Luli, Gjergj Deda, Nik Gjelosh Luli, Lek Nishi etj., për të vijuar më pas me Mark Mirin, Mark Gjelosh Lula, Kol Miri, Lul Gjeloshi e Luk Gjeloshi dhe kapitetin Gjelosh Luli. Shumica e të cilve përfunduanë ‘armiq të popullit’ dhe u vranë, u burgosën dhe u internuanë në Shijak ku për shtëpi kishin një stallë kuajsh.

Po kush ishte vetë Nora?

Që e vogël ajo mësoi artin e qitjes dhe në sajë të mjeshtrisë së të atit u bë një nga qiteset më të mira në Hot. Pas vdekjes së të jatit ajo trashëgoi pushkën e tij si gjënë më të shenjtë. Heroizmat e Norës do të fillonin në shtëpine e Legjendarit Dedë Gjo Luli. E gjithë malësia ishte në luftë kundër turkut e sërbit. Nora fillimisht së bashku me shumë shoqe të saj organizuanë

njësitin e Grave Luftëtare dhe nuk lanë shtëpi pa shkuarë duke ngritur në luftë si femrat dhe meshkujt e aftë. Skuadra të shumta grash të udhëhequra nga Nora futeshin fshehur në Shkodër dhe mblidhnin informata për armikun, grumbullonin armë e municion dhe me djepët e tyre i transportonin në Hot.

NORA në LUFTË

Me 1910 ne kuvëndin te Foletë e Përroit, Dedë Gjo Luli e caktoi Norën përgjegjëse për Gratë e Hotit dhe Tringë Smajlin për gratë e Grudës.
Këto dy trimëresha e organizuanë mirë punën e tyre sidomos si ndërlidhëse të shtabit të luftës jo vetëm për Hotin e Grudën por edhe për Shkodrën dhe Podgoricën.
Më 23 Mars 1911 plasi kryengritja. Në betejën e Traboinit trimat dhe trimëreshat e malësisë që lutuanë në të njëjtat llogore shkruanë faqe të ndritura të Historisë Shqiptare. Armiku u

shpartallua por u vranë shumë luftëtarë të malsisë dhe më këtë rast, Nora shkon në shtëpitë e të vrarëve dhe u thotë grave se, “Pushkët e burrave tuaj nuk duhet të heshtin. Rrokëni ato ju gratë trime dhe ejani të marrim hak!”

Te paharruara kanë ngelur aktet e shumta heroike të shumë grave hotiane në betejën e Deçiçit. Në këtë luftë Nora qe e para që sulmoi duke u dhënë zemër edhe burrave. Atje ajo u plagos por nuk pranoi të tërhiqet deri sa pa armikun të marrë arratinë.
Në Qafë Unglë ajo hidhet si shqiponjë për të shpëtuarë disa vajza të rrethuara e duke vrarë 4

turq e duke i shpëtuarë ato. Po ashtu e edhe në Camaj të Traboinit ajo u bë shëmbull dhe u quajt Luanesha e Lulit. Në të gjitha betejat ajo tregoi se gratë shqiptare janë njelloi trime si edhe burrat e tyre bile nganjëherë edhe më trime.

Fundi i Lavdisë së Luaneshës

Si gjithmonë trimat dhe trimëreshat shqiptare kanë qënë në shënjester të shovenëve sërbë e grekë dhe këtë radhë tradhëtia shqiptare vrau pabesisht me paratë sërbe vjehrrin e Norës, Luanin e luanëve, Dedë Gjo Lulin, më 5 Prill 1915. Po këta armiq 9 vjet më von i helmuanë

burrin duke e lënë Norën në pikllimin e saj me femijë të vegjël jetimë. Regjimi i Zogut e la në mjerimin e vet dhe ai i Hoxhes i vari medalje në gjoksin e tharë të barkut që su mbush njëherë me bukë.
Sot flitet shumë per Luanin Dedë dhe pothuajse aspak për Luaneshën Norë. Te varri i Norës ka mbirë vetëm bar dhe atje nuk ka shkuarë asnjë pusht-etar.
Agim Bacelli

Permblodhi Proletari .Com