ALKOOLI/ Flet 31 vjeçari: Kam pirë deri në 3 KG në ditë. DHUNOJA familjen dhe… (VIDEO)

Rreth 20 % e shqiptarëve janë përdorues të alkoolit. Edhe pse numri i personave me sëmundjen e varësisë alkoolike ka rënë,

sipas ekspertëve 14 % e popullisë konsumon alkool tej normave të lejuara.

Roland Shuperka, ekspert për politikat e kontrollit të alkoolit: “Rreth 1.5 % e popullsisë janë të alkolizuar, ndërsa një grupim

tjetër prej 5% rrezikon të bjerë në grupin e varësisë, ndërsa 14 % e popullsisë shqiptare përdor alkool në norma të larta”.

70 persona po trajtohen në QSUT për varësinë nga alkooli. Sipas drejtorit Qendrës Kombëtare të Klinikës së

Alkoologjisë, vitet e fundit mbetet shqetësuese rritja e kontigjentit të personave që e shohin konsumimin e alkoolit si të vetmen zgjidhje.

Shpëtim Doksani, mjek adiktolog: “Kemi një kontigjent që është në rritje që e konsumojnë alkoolin jo më për efekt socializimi, por intoksikimi dhe çuditërisht janë kontigjent që banojnë në zona rurale,

janë 20-30-vjeçarë që ndonjëherë e shoqërojnë edhe me hashash. Me sëmundjen e varësisë janë 70 persona. Rreth 180 persona janë paraqitur për këshillime kundër alkoolit, ka një rënie të numrit të varësve”.

I tillë është edhe një 31-vjeçar, babai i dy fëmijë mitur. Ai na tregon se përgjatë tre viteve ka konsumuar alkool në sasi të mëdha. Ai pranon se alkooli shpesh ishte edhe shkak për ushtrimin e dhunës në familjen e tij.

“Kam filluar shumë të pi këto 2-3 vitet e fundit, deri 3 kg në ditë. Ndonjëherë ushtroja edhe dhunë në familje”.

Sot ai ka vendosur të largohet nga ky ves dhe gjen forcën për të dhënë një mesazh.

“Të ndalohet alkooli për hir të familjeve dhe fëmijëve, dhe të rrinë më të shëndetshëm”.

Vetëm dy muajt e fundit, 158 persona janë arrestuar pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur, duke u kthyer në burim aksidenti dhe në raste më të rënda edhe me pasojë jetën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...