Edhe gjatë të hënës njësitë polumbare të RENEA-s dhe efektivë të Policisë së Tiranës, kanë vijuar kërkimet e

tyre për gjetjen e trupit të Xhorxho Seferit, i mbytur në kanionet e Lumit Erzen pranë Shpellës së Pëllumbasit.

Kërkimet janë kryer në disa prej pjesëve të notueshme dhe guvave në lumë, por edhe përgjatë rrjedhës së lumit.

Pavarësisht kësaj, kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.

Kërkimet pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Nëse trupi nuk gjendet, policia dhe familja mbeten me mëshirën e lumit Erzen që të nxjerrë trupin vetë disa ditë më vonë.