Një drejtues mjeti tip “Autobus” është ndaluar nga policia ditën e sotme pas një kontrolli ku rezultoi se e drejtonte mjetin me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar. Kontrolli është ushtruar nga Policia Rrugore

në kuadër të kontrollit të territorit për zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor.

Personi i ndaluar është shtetasi me inicialet F.K., vjec 36, i cili drejtonte mjetin tip “Autobuz” për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.