Legjenda e futbollit shkodran Edi Martini beson te fakti që Vllaznia do t’ia dalë në këto ditë të vështira, por ka frikë se d të

ketë lojëra të tjera të cilat mund të bëjnë që Partizani t’i nxjerrë jashtë loje, çka do ishte fatale për shkodranët.

Martini ka qenë mbrëmë i ftuaë në emisionin “Zona Gol”, ku ka shpjeguar disa arsye se pse mundet që

Vllaznia mund t’ia hedhë dhe këtë herë, ndërkohë që pranon se gjithçka mund të ndodhë edhe pse ai nuk e do këtë gjë.

“Shkodra është e bekuar nga zoti dhe pikërisht ky po na ndihmon edhe tani mesa shoh.

Dua të falënderoj si tifoz edhe përkushtimin e Laçit sot, pasi ishte me rëndësi për ne.

Pavarësisht të gjithave, besoj se duke parë situatën që është krijuar, Vllaznia do t’ia dalë të mbijetojë në javën e fundit”.

– Kush mendoni se është fajtori për këtë situatë që është e tillë prej kohësh te Vllaznia?

Fajtori dihet tashmë, për mendimin tim, sepse në Shkodër mungon kërkesa e llogarisë. Bashkia hedh paratë, por nuk arrin të kërkojë llogari për shpenzimet

që bën, ndaj unë vazhdimisht kam bërë thirrje që Vllaznia të privatizohet dhe t’i jepet një presidenti, që do të dinte të menaxhonte shpenzimet.

Megjithatë unë mendoj se fajtorë janë edhe lojtarët, të cilët mesa duket e shohin veten si punëtorë të bashkisë dhe jo futbollistë të Vllaznisë.

Lojtarët duhet ta dinë mirë se çfarë bluze mbajnë mbi shpinë dhe duhet ta djersijnë shumë atë në fushë.

– Çfarë nënkupton me kërkesë llogarie?

Unë mendoj se edhe te Vllaznia duhet të ndryshonte trajner më herët, pasi megjithë respektin për Gjokën, rezultatet prej javësh nuk ishin në favor të tij. Kamza e bëri shumë mirë, duke ndryshuar trajner dhe rifreskuar ambientin, gjë të cilën Vllaznia nuk e bëri, duke mbetur pa trajner fare në dy javët e fundit.

– Ku çaloi menaxhimi i skuadrës?

Edi Martini: Vllaznia është prej kohësh pa një drejtor teknik, që të jetë specialist i fushës dhe të bëjë edhe atë kërkesën e llogarisë. Administratori është një

njeri shumë pozitiv, por nuk është specialist i fushës dhe nuk arrin të diskutojë teknikisht dhe t’i kërkojë llogari si duhet skuadrës.

– Nëse Vllaznia shpëton, çfarë do ndodhë me skuadrën, pasi jeni edhe në prag të 100-vjetorit?

Shpresoj shumë që të shpëtojmë fillimisht. Më pas duhet të zëmë mend dhe të privatizojmë ekipin, pasi përndryshe do të mbeteshim në të njëjtën situatë.