Vllaznia gjendet në një situatë të vështirë pasi e ndan vetëm një ndeshje nga rënia nga kategoria.

Por si shpëtojnë shkodranët? Llogaria matematikore është e thjeshtë, kjo pasi ka ende shpresë që mund të

bëjë që shkodranët të vazhdojnë të qëndrojnë në elitën e futbollit shqiptar.

Java e ardhshme e kampionatit rezervon sfida delikate, të paktën për shkodranët dhe Kamzë që janë “kokë më kokë” në këtë moment. Vllaznia shpëton nëse fiton në Korçë dhe Partizani mund Kamzën.

Në rast se kamzalinjtë barazojnë me të kuqtë, Vllaznia duhet ta fitojë takimin me një diferencë prej katër golash.

Nëse sfida mes Kamzës dhe Partizanit mbyllet në barazim dhe shkodranët fitojnë 3-0 ndaj Skënderbeut, atëhereë në lojë futet shorti, kjo pas ezaurohen të gjitha pikat e rregullores./newsport/