Plazhi i Velipojes është një nga destinacionet më të preferuara për shkodranet e jo vetem gjatë sezonit turistik.

Tashmë me rritjen e temperaturave Velipoja sidomos në fundjavë pret mysafirë nga qytete të ndryshme të vendit tonë por edhe turistë nga shtete fshqinje.

Për Tv Star Plus pushuesit e parë për këtë sezoni shprehën opinionet e tyre. Përveç emigrantëve plazhin e Vlepiojës ka edhe nga ata që e vizitojnë për pushime për herë të parë.

Natyrisht që sezoni veror 2018 sapo ka filluar dhe pritet që në muajt në vijim në këtë plazh të vijnë më mijëra pushues nga të gjitha anët.

Velipoja është plazhi ranorë më i madhi ne vend me një gjatësi bregdetare 12 km nga Shëngjini deri në Grykderdhjen e Bunës në kufi me Malin e Zi .

Thuajse cdo vit uji i detit dhe rëra në plazhin e Velipojës rënditen në krye të plazheve më të pastra në vend duke e bërë një atraksion më vetë.