E vërteta e historisë që qëndron pas filmit “Duel i heshtur”

1947/Marinari i motovedetës së “Duelit të heshtur”

Nga Kastriot Dervishi

Për vite me radhë brezat kanë fiksuar në kujtesën e tyre historinë e një arratisje të dështuar në det, dhënë kjo në filmin artistik “Duel i heshtur”.

Pretendimi ishte se më 1 qershor 1947 motovedetën e nisën në det detarë profesionistë dhe e solli në breg një njeri që nuk kishte drejtuar kurrë një mjet të tillë. Gjithë ngjarja është zhvilluar brenda 4 orëve. Ajo nuk mund të jetë zhvilluar shumë larg bregut.

Ngjarja është zhvilluar midis 4 personave. I katërti që u bë “hero kombëtar” nuk dinte as ta drejtonte motovedetën. Këtu nuk ka pasur as histori komisari e as të tjera që janë shikuar në film me civilë që hyjnë në motovedetë. A ishte vërtet një pengim arratisje nga 22 vjeçari

Spiro Stojan Kota, apo ishte një përgjakje në mes të detit dhe një ngjarje e shfrytëzuar më pas? Të gjitha shenjat e dhëna, çojnë në drejtim të arsyetimit se një njeri që nuk ishte marrë

me drejtim mjeti, nuk mundet për dy orë të bënte kthimin e motovedetës, nuk mundej të bëhej hero. Por gjithsesi, regjimit i duhet si ngjarje, jo vetëm për ta përdorur si shembull brenda forcave të armatosura, por edhe për të treguar para popullit se ashtu përfundojnë ata që do largohen nga Shqipëria.

Ngjarja ka ngelur e hetuar pak. Mungojnë të dhënat që do lidheshin me çështje të ekspertizave apo çështjeve të tjera të këtij lloji. Vetëm një raport i thatë është ajo që

dokumentohet, ndërkohë që ato që e përjetuan tashmë nuk jetojnë më. Sigurisht ngelet gjithmonë intriguese sesi tre detarë të sprovuar që mund ta hidhnin në det kur të donin, e lanë veten të vriteshin në atë mënyrë. Si teza më e fortë shfaqet versioni se një grindje mes tyre kishte qenë gjithçka dhe kjo jo larg bregut se po të ishte larg, Spiro Kote, pa busull do vërvitej kot së koti nëpër det.

Para disa kohësh kolegu ynë Fatos Baxhaku ka botuar një reportazh interesant nga Durrësi lidhur me këtë ngjarje. Reportazhi sjell dëshmi të pathëna nga të afërt të personave që përzihen në këtë histori si dhe të atyre që e përjetojnë atë akoma nëpërmjet kujtimeve të së kaluarës. Ja çfarë shkruan Fatos Baxhaku në mbyllje në shkrimit të tij:
“Historia nis të ngatërrohet edhe më kur disa durrsakë të vjetër na thonë me bindje një

version që e kanë dëgjuar nga Ndoc Gjeluci, kapiten i Portinerisë së Portit asokohe. Gjeluci u ka thënë njerëzve të tij të afërt se historia e vërtetë e ngjarjes është pak a shumë kështu: Të tre marinarët nuk kishin aspak ndërmend të arratiseshin, thjesht donin të dilnin për qejf në det. Oficeri i parë që ka takuar Spiro Koten teksa rrinte i shokuar mbi anijen e hallakatur, ka qenë Anastas Qendro, pikërisht ai që e vendosi anijen në port, të cilit i ka thënë “Nisën të

vriten me njëri – tjetrin. Vetëm Vlashin kam vrarë unë”. Pas këtij rrëfimi “heroi” përsëriste atë avazin e vjetër “gëërr të parit, gëërr të dytit, gëërr të tretit” dhe misteri sa vinte e fshihej atje tej, 30 milje larg Durrësit”.

Të vrarë në këtë ngjarje ishin:
1-Kapter Vlash Bushi i Vasilit dhe i Katerinës, datëlindja 5 korrik 1912, lindur dhe banues në Durrës.
2-Marinar Xhemal Kërrniqi biri i Mustafait dhe i Bedries, datëlindja 13 shkurt 1920, lindur në Shkodër dhe banues në Durrës.
3-Marinar Enver Kruçi i Alushit, datëlindja 24 qershor 1924, lindur dhe banues në Shkodër, që të tre në shërbim të kapitenerisë së portit Durrës, duke mashtruar rojen e motovedetës “Mujo Ulqinaku”, marinar Spiro Kote me pretekste të ndryshme janë nisur për t’u arratisur për në Itali.

Në raportin e datës 5 qershor 1947 të Drejtoria e Punëve të Brendshme Durrës, ndër të tjera thuhet:

“Kur ishin larguar 30 milje në afërsi të Mezokanalit i njoftojnë marinarit roje qëllimin e tradhtisë dhe ikjen për në Itali. Atëherë marinari në fjalë duke parë tradhtinë dhe mashtrimin që ata i kishin bërë, mendohet dhe merr masat për t’i vrarë me një automatik që ndodhej i varur në dhomën e fjetjes së motovedetës. Duke përfituar nga rasti se dy tradhtarët

ndodheshin në timon, vret të tretin në dhomë dhe pastaj vret edhe dy të tjerët një nga një. Pasi kryen këtë vepër, merr vetë drejtimin e motovedetës (megjithëse nuk kish përdorur ndonjëherë, pasi ishte marinar i ri) dhe kthehet për në Durrës në orën 20.00 duke vënë në dijeni për ngjarjen kapitenerinë dhe si kish mundur të evitonte tradhtinë”.

Në një raport të datës 4.6.1947 të sekretarit politik të Durrës, Iljaz Reka, për Komitetin Qarkor të Partisë Komuniste të Shqipërisë për Spiro Koten shkruhen gjëra positive, ç’ka rrit edhe më shumë dyshimet se kjo është një ngjarje e sajuar. Biografia e hartuar nga PKSH-ja vendore nuk e vlerëson fare Spiro Koten.

Origjina e familjes nga Maqedonia fillimisht në Korçë. Babai ka ardhur i vogël në Durrës para 16 vjetësh. Spiro Kote ka lindur në Korçë, por vjen i vogël në Durrës. Mbaron filloren dhe 2 klasë bujqësore në Kavajë. Atje ka parë dy herë partizan dhe ka nisur t’i simpatizojë. Në

v.1943 Spiro lë shkollë dhe shkon në Tiranë ku punon marangoz. Më 1945 vjen në Durrës ku punon karpentier në port. Thirret në armë në Gjirokastër. Meqë punonte në port, e mbajnë aty. Në v.1946, 10 ditë para ngjarjes, futet në radhët e rinisë komuniste, por nuk ka marrë pjesë në mbledhje.

“Ky jetën e ka kaluar para se të shkonte ushtar në vuajtje, d.m.th. vazhdimisht me punë të vështira. Në qytetin tonë nuk ka qenë i organizuar për arsye se në vogëli nuk ka pasur

qëndrim të mirë moral. Tani të jep përshtypjen e një punëtori të thjeshtë e të padjallëzuar, punëtor aktiv dhe të disiplinuar. Gjatë gjithë okupacionit ka qenë i paorganizuar, por interesohej të gjente komunikata dhe t’i lexonte” – mbyllet raporti i Iljaz Rekës për të.

Me dekretin nr.343, datë 6.6.1947, Presidiumi i Kuvendit Popullor Spiron Koten e dekoroi me urdhrin Hero Kombëtar, me këtë motivacion:

“I pajisur me ndjenjat më të larta të dashurisë ndaj atdheut e popullit, me heroizmin abnegacionin dhe besnikërinë e tij të pafund, u bë shembulli i luftëtarit besnik të ushtrisë kombëtare”.

Historia e tij e dhënë jo siç ndodhi, sigurisht do ishte pjesë e propagandës së regjimit për të motivuar spiunllëkun në rastet e arratisjeve si dhe për të bërë sa më shumë mendjelehtë të

imitonin “trimërinë” e personazhit të filmit. Bashkëlidhur, Spiro Kote me urdhrin e “Heroit Kombëtarar” duke hyrë në sallën e kongresit të parë të PKSH-së, nëntor 1948, si dhe pjesë nga dokumentacioni i ngjarjes apo i dekorimit të tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...