A e “shitën” drejtorët e kufirit në prokurori Saimir Tahirin?

Prokuroria e Krimeve të Rënda po zhvillon hetime instensive për Saimir Tahirin, ndërsa disa detaje i kanë shpëtuar mediave vizive si dhe atyre të shkruara.

Burime konfidenciale të sosnews bëjnë me dije se dy zyrtarë të lartë të policisë janë marrë në pyetje për llogari të hetimit ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Foto:Boge Budini ne te djathte te Haki Cakos

Boge Budini ish drejtor i policisë kufitare në Durrës, ka dëshmuar për më shumë se 5 orë në prokurorinë e krimeve të rënda ku është marrë në pyetje personalisht nga prokurori Besim Hajdarmataj.

Boge Budini ka dhënë sqarime për pretendimin e proniarit të skafit të cilin e mbante në përdorim ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Orges Liperi ka deklaruar në prokurori se ka qene shtetasi Boge Budini dhe Roni Shqopa që e kanë njoftuar se skafit të tij i ishte bërë servis dhe për të cilin ëhstë paguar 30 mijë euro.

Budini, i promovuar nga Tahiri, dyshohet se ka dijeni për të gjitha lëvizjet e ish “ bossit ” të tij.

Tahiri sipas organit të akuzës ka dalë disa herë jashtë shqipërisë përmes portit të durrësit ku dyshohet se nuk është regjistruar fare në sistemin TIMS. Prokuroria pretendon gjithahstu se Boge Bodini ka dijeni edhe për skafin e Tahirit, i cili është ankoruar edhe në durrës.

Gezim Zhupaj ish drejtori i policise kufitare vlore
Gëzim Zhupa, ish-drejtori i policisë kufitare në Vlorë, në kulmin e trafikut të kanabist me gomone dhe skaf drejt Italisë është zyrtari i lartë i dytë , që është marrë në pyetje në prokurorinë e krimeve të rënda për disa orë.

Zhupa njihet si lidhje e ngushtë familjare e deputetës socialiste Valentina Leskaj dhe si njeri i besuar i Tahirit që e emëroi nga Tirana në postin kyç të drejtorit të policisë kufitare Vlorë.

Burime të sosnews bëjnë me dije se në kohën kur Gëzim Zhupaj ka ushtruar këtë detyrë, oficerët e Guarda Di Finanzas kanë patur ankesa të vazhdueshme për bashkëpunimin e dobët të këtij drejtori dhe për këtë arsye kanë mbajtur kontakte vetëm me zyrtarë të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Të njëjtat burime, thonë se italianët dyshonin se Zhupaj bashkëpunonte me trafikantët dhe për këtë kishin ndërprerë marrëdhëniet dhe komunikimin me të.

Se çfarë kanë deklaruar drejtorët e beësuar të Tahirit, mbetët të presim seancat e rradhës ku prokuroria do paraqisë prova të reja.

sosnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...