Ndërron jetë në paraburgim një 27 vjeçar. Familja dyshon se është dhunuar

Një 27 vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në paraburgimin e Korçës. Bëhet fjalë për Enea Ftoj, i cili ishte arrestuar për vjedhje, ndërsa ditën e sotme kishte edhe gjyqin.

Ai ndodhej prej tre ditësh në paraburgim, ndërsa familjarët kanë marrë lajmin për vdekjen e djalit ditën e sotme.

Policia e Korçës shprehet se ai ka ndërruar jetë në dhomat e sigurisë, ndërsa dyshohet si ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër familjarët kanë kërkuar ekspertizën e trupit, pasi dyshojnë se mbi 27-vjeçarin është ushtruar dhunë. Sipas familjarëve ata kishin folur ditën e djeshme me Enean,

dhe ishte shprehur se ishte i qetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...