Historia e veçantë e kalasë së ndërtuar nga pushtuesit turq rreth vitit 1547 për të ruajtur kalimin kolonave ushtarake e tregtare nga Prizreni për në Shkodër…

Kalaja e Micojit, me emrin Kalaja e Re në Dukagjin, ndodhet në veripërëndim të qytëtit të Fushë-Arrëzit, rreth tri kilometra sipër tij. Është ndërtuar nga pushtuesit turq rreth vitit 1547 për të ruajtur kalimin kolonave ushtarake e tregtare nga Prizreni për në Shkodër.

Është fakt se popujt e Dukagjinit kanë pasur shtrirje në anën e majtë të Drinit nga Spasi në lindje e deri në Vat ë Dejës në Përëndim, duke përfhsirë Pukën e sotme, Mirditën deri në Mat.

Edhe pse pushtimi turk ishte kryer që më 1502, kjo krahinë asnjëherë nuk është nënshtruar. Ka bërë herë pas here kryengritje kundër pushtuesve: u dilnin në rrugë, i vrisnin e nuk i lininasnjëherë të qetë…

Sipas dokumentave osmane e disa shkrime , flitet se kryengritjet kanë qenë njëra-pas tjetrës. Më e rëndësishme është ajo e vitit 1565, në të cilën pjesëmarrja ka qenë shumë e gjerë nga Puka, Fani, Iballja, Spasi,Mali i Zi (sot me Kuksin) e tj.

Frang Bardhi, duke i përshkruar njerëzit e kësaj zone shkruan:”Vendet ku banojnë këta i kanë shumë të forta e shumë të ashpra; kështu edhe ata janë shumë të fortë e prej natyre shumë të shpejtë, fluturojnë nëpër male e nëpër shkëmbinj, sit ë qenëkëshin kaproj, e durojnë urinë, etjen, të ftohtit, të nxehtit dhe të gjitha vuajtjet.

Nën zotërimin e turkut në Europë nuk gjendën as nuk janë gjetë gjind (njerëz) si këta që kaq rrënim t`u kenë sjellë turqeve, se sa këta popujt e Dukagjinit, dhe prandaj në Europë nuk gjendën burra armësh më të mirë se këta kundër turkut, sepse 100 kësishvlejnë sa njëmijë turq, ose shqiptarë të fushës.

Dhe jo fshehtas , ose së lkargu me zjarr, por ballë për ballë dhe shpatë për shpatë, një i vetëm shkon me guxim e futet në mes 15-20 vetëve, gjë e pa besuëshme për ato që nuk e dinë me siguri”. Dhe vazhdon:” Bardhetasit janë në punë armësh më të zotët e të gjithë Pukë”.

Kjo vlen për të treguar se prej këndej kanë dalë udhëheqës me rëndësi të kryengritjes. “Asnjë komb në Europë që gjindet nën këmbë të turkut nuk mund të flaës me zyrtarët turq me armë në brez e në dorë ashtu si flasin me guxim e ndejun Dukagjinasit dhe popujt e Shqipërisë malore.

Pushtuesit, pikërisht , duke e vlerësuar si shumë të rrezikshme këtë zonë, në thellësi të saj, aty në fshatin Vilë (Micoji i sotëm), ndërtuan një kala që të shërbente për sigurinë e Udhës së Madhe nga ku kalohej për në Shkodër dhe anasjelltas.

Kalaja është vendosur në maje të një kodre në lartësinë 750 metra mbi nivelin e detit. Ka pjerrësi dhe vështtirësi për të dalë ku ajo ishte ndërtuar.

Sipërfaqja brënda mureve është 3600 m2. Muret kanë qenë të gjitha prej guri, sjellë nga lumi i fshatit e nga shpatet e maleve për rreth. Sot janë vetëm themelet. Në anën verilindore ka pasur rrëshqitje dheu dhe për këtë shkak nuk ekzistojnë themelet.

Nga ana përëndimore është një qafë nga ku mund të dilje në hyrje të kalasë. Aty ka qenë edhe një kullë që shërbente për vrojtim. Kjo ka ekzistuar deri më 1950.

Ngjitur me të ka qenë porta e hyrjes. Sipas Frang Bardhit aty kishte edhe shtëpi banimi. Prej kalasë kontrollohej me sy gjithë zona nga Kryeziu e Qafa e Malit, Bardheti, Lumardhi, Fushë-Arrëzi, Bicaj, Bregu, deri në Rrape. Maja e Malit të Arsit ka shërbyer si pikë vrojtimi si edhe për të lëshuar kushtrimin për të thirrur forcat ushtarake të kalsaë.

Bardhi e përshkruan :” Kjo qytezë është ndërtuar në një luginë të madhe ndër male, në mes të popujve të Dukagjinit, në një vend shumë të bukur dhe me ujëra të ftoftë. Kalaja qe ndërtuar prej një turku të fuqishëm, pothuaj sot e 80 vjet më parë, emrin e të cilit nuk mundia ta dijë, pastaj qe rrënuar prej mirditasve dhe popujve të tjerë të Dukagjinit…

që aso kohe ishin kryengritës kundër turkut, pastaj sot 29 vite (1608) që rindërtuar po prej një turku të atij kombi nga qyteti i Dukajginit i Prizrendit i quajtur Magaroli, aso kohe sanxhakbe i Dukagjinit.

Tash kjo qytezë, në gjuhën shqipe epirotike quhet qutetja e Re ndugagin që don më thënë Qytezja e Re në Dukagjin”.

Kryengritja e 1565 pati përmasa të mëdha saqë tronditi edhe përandorinë turke. Beu i Dukagjinit u urdhërua që, në bashkëpunim më forcat e sanxhakut të Shkodrës dhe azapët e sanxhakëve të Ohrit dhe të Elbasanit, të shtypte këtë kryengritje.

Urdhëri që i prerë për të gjitha këto vise:” Ata, të pagëdhëndurit e fshatrave që nuk do bindëm, t`I shkoni në shpatë, fëmijët e gratë e tyre t`I bëni robër, kurse pasuri e plaçkat t`ua grabisni dhe t`ua prishni krejt”.

Urdhëri përsëritet edhe një ditë më vonë me këto fjalë:’” Për të nxitur ushtrinë në kohën e sulmit, të kapen robërit e fëmijër e tyre, e në se nuk plotësohet si duhet numri i ushtrisë, merrni nga garda ime…”.

Këto urdhëra dëshmojnë për një kryengritje të madhe të masave popullore. Edhe sot në rrugën që kalon nga Kryeziu në Flet është Kroi i Azapëve; ose në afërsi të Dardhës, Fusha e Azapëve. Këto toponime flasin për vendët ku ishte përqëndruar ushtria turke kundër kryengritësve.

Ushtria me të gjitha llojet e armëve të kohës, u turr mbi Bardhetin, ku ishte qëndra e Kryengritjes, mbi Arstin, Vilën, Rrapën, Pukën, Qerretin që ishin buza rrugës që të çonte në Shkodër. Përdori të gjitha llojet e dhunës, vrasje deri fëmijët në djep, djegie të shtëpive, shfarosje të popullsisë, marrje skllav.

Natyrisht, disa mundën të largohen e të ngjitën thellë në male në drejtim të veriut (Iballe, Berishë). Tokat e shpopulluara prej Qafë-Malit, Kryeziut e Lumardhit iu dhanë shpërblim për shërbim zotërive Kabashas që u bënë pronarë e u vendoisën në Kryezi, ndërsa Fushë-Arsi, Bregu e deri në Shkozë iu dha zotërive të Pukës. Fillimisht në këto toka erdhën banorë si çipçi e më vonë u bënë pronarë.

Bardhi shkruan se kalaja rrethohet nga kroje të freskët. Edhe sot rreth kësaj kodre ku ka qenë kalaja janë disa kroje me ujë shumë të ftoftë që quhen: Kroni i Marvatës, Kroni i Arrës, Kroni i Fetah Hyseës, , Kroni i Gdhënit, , Kroni i Osman Hasanit, Kroni i Musajve.

Rreth kalasë edhe sot ekzistojnë toponime, si, Suka e Kalasë, Suki i Marvatës,Qafa e qytetës, Arat e qytetës, Kroni i qytetës. Në të folurën e vendasve ruhen shprehjet:” MOs e prekni kalanë se vranësohet moti e ju vret rrufeja”.,se në rrënojat e saj ka para të fshehura e tj.

Për kalanë e Micoit kanë shkruan studiuesit Kolë Luka, Kahrreman Ulqini, Xhemal Meçi. Studiuesi Jaho Braha ka bërë disa gërmime. Unë në një session shkencor për kalatë që është mbajtur më 1982 kam kumtuar për këtë kala.

Po në vitin 1982 i kam dërguar një letër Institutit të Historisë dhe të Monumenteve dhe kanë ardhur nga Tirana Profesor Apollon Baçe dhe studiuesi Lazër Papajani.

Kanë gjetur dhe marrë disa fragmente poçerie gjë që tregon se kalaja ka qenë e banueshme. Nga Tirana njoftuan se Kalaj e Micoit është shpallur Monument Kulture.

Inxhinieri arkitekt Seit Cufaj dhe topografi Agim Hyseni nga fshati Micoi kanë bërë punë shumë serioze për rivelimin e kalasë. Një kopje të këtij punimi i bashkëngjitet këtij shkrimi.

Është me rëndësi që studiuesit të thellohen edhe më në njohjen e kryengritjeve të Dukagjinasve, të cilët përmendën,por nuk dihet se kush i ka udhëhëhequr; njëkohësisht të ngrihen ekspedita studimore për kalanë e Fletit për të cilën ka shkruar Gjon Muzaka, për kalanë e Bregu, të Blinishtit, tforcojat e kryeziut, kalanë e Tuçit e tj.
auto_291596_m1498295341

Harta e Kalasë së Micojit
Në këtë vit mbushen 370 vite nga vizita e Frang Bardhit, ipeshkv i Zadrimës,në disa prej fshatrave të rrethit të Pukës. Puna dhe vepra e tij është me vlera të jashtëzakonshme historike, religjioze, etnografike dhe gjuhësore.

Populli i kësaj krahine, intelektualët përulën me respekt para veprës së tij duke çmuar lart emrin dhe dinjitetin e tij. Në Pukë ia vlen të ngrihet një monument dhe t`I jepet tituli “Nderi i Kombit”.