SHTUBINA: “NJERËZIT VDESIN, VLLAZNIA KURRË”

Këto dy ditët e fundit kemi parë intervista me tifozë pa fund të skuadrës së Vllaznisë dhe ajo që bie në sy është larmiteti i moshave që janë simpatizantë të kësja skuadrë. Si ekipi më i vjetër i futbollit në Shqipëri e me tradita situata në të cilën ndodhet është aspak e pëlqyeshme për të mos thënë dramatike.

Në shumë kronika televizive që janë realizaur sëfundmi kemi parë burra në moshë që u dridhej gusha e nuk nxirrnin dot fjalë nga gola pasi lotët u rridhnin lumë. Shumë prej tyre citohet të kenë thënë se më parë kishin menduar vdekjes sesa rënien e Vllaznisë nga kategoria.

Të prekur nga kjo situatë janë edhe shumë futbollistë që kanë qënë pjesë e kësaj emblem të sportit. Ditën e mërkurë ka qënë ish sulmuesi shkodran Ndriçim Shtubina i cili ka postuar një foto ku shihen fëmijët në rrejtin social Face Book dhe ai shkruan:

“Ka njerz qe kajn dek tu pa vllaznin ne stadium keshtu ka ndodh me babin tem,njerzit vdesin vllaznia nuk vdes kurr”.

Në postimin e tij Shtubina përkujton babain e tij të nderë i cili ka qënë një tifoz i zjarrtë i skuadrës së Vllaznisë dhe që ëndrra e tij ishte të shihte të birin me fanellën kuqeblu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...