Ka njerz qe kan vdek tu pa Vllaznin

Shkodra ndodhet në shok. Vllaznia, krenaria e kryeqendrës së veriut, ndodhet fare pranë katastrofës, rënies në Kategorinë e Parë.

Zemra e thyer e të rinjve, lotët e më të vjetërve, janë panorama e qartë e situatës së nderë në popullin kuqeblu. Hamdi Salihi tregoi lëndimin e tij të madh nga Austria, ku luan, madje tha se është gati të kthehet për ta ringritur Vllazninë.

Ish-futbollistë të kësaj skuadre ndihen të turpëruar nga ajo që pritet të ndodhë. E megjithatë, shpresat matematike për ta evituar këtë dramë nuk janë shuar ende. Thirrjet për ndihmë janë drejtuar nga Laçi, që këtë të shtunë do të përballet me Kamzën, me shpresën për ta mundur këtë të fundit brenda në shtëpi.

Në sedër është vënë veçanërisht gjaku kuqeblu i shkodranëve të Laçit; Shtubina, Fangaj dhe Nika. Tre titullarë bardhezinj, që në ndeshjen e radhës të kampionatit duhet të kenë parasysh edhe fatin e skuadrës së tyre të zemrës. Njëri ndër ta,

Ndricim Shtubina, ish-kapiteni i Vllaznisë sezonin e kaluar, ka reaguar përmes një mesazhi të ndjerë dhe shumë prekës në Facebook.

Ai ka kujtuar babain e tij, që e ka humbur jetën në stadium, duke parë nga afër Vllazninë, si simbol i dashurisë pa kufi i të gjithë shkodranëve për ngjyrat kuqeblu. “Njerëzit vdesin, ndërsa Vllaznia nuk vdes kurrë”, – është njëlloj kushtrimi i Shtubinës, që e bën nga brenda radhave të Laçit.

Kjo mjafton për të treguar se kurbinasit do të tregohen “fair” ndaj Kamzës, së pari për interest e veta, pastaj edhe të Vllaznisë. Ja statusi i plotë i ish-kapitenit shkodran: “Ka njerz qe kajn dek tu pa Vllaznin ne stadium, keshtu ka ndodh me babin tem.

Njerzit vdesin, Vllaznia nuk vdes kurr”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...