Një histori që duhet marrë shembull…

Na ndodh shpesh që në përditshmërinë tonë të hasime në situata dhe histori nga më të ndryshmet por që lënë një shënjë tek ne.

Natyrisht që të gjithë jemi koshient që jetesa në Shqipëri është jo pak e vështirë madje shumë të rinjve u duhet të sakrifikojnë duke punuar në punë të rënda dhe duke krusyer deri në maksimum.

Të paktë janë ata të rinj që në pamundësi ekonomike apo për të gjetur një punë të mos i vendosin prindërit e tyre në pozitë të vështirë. E tillë është edhe historia e një djali 18 vjeçarë i cili së shpejti do të shkojë në mbrëmjen e maturës.

Me historinë e tij u hasëm në rrjetin social në Face Book ku një vajzë e re na prezanton me rastin e tij me anë të kësaj fotoje të cilën e shoqëron me mbishkrimin.

Këto janë kursimet e një djali 18 vjeçar banor i fshatit Shoshan me një bërthame familjare prej 6 antarësh që jetojne me ndihme ekonomike me 56 mije lek te vjetra ne muaj. Cdo ditë familja i jep në shkollë 30 lek për të blerë një byrek, ndërsa ai i ka kursyr për të blerë kostumin e mbrëmjes së maturës. Këtë ngjarje e pashë e ulur në cep te një lokali afër një dyqani kostumesh për meshkuj në qytetin e B.Currit, shitësja vetem për sakrificen e djalit i tha zgjedh cfarë të pëlqejë pavarsisht se sa para keni…u emocionova nga ky veprim ju afrova për ti thenë je shembull për shumë të rinjë. Ndoshta pak por dua të ndihmoj edhe unë për shpenzimet. Më tha unë jam i varfër ekonomikisht por jo në shpirt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...