Video-Incidenti/ Shqiptari që nuk na bëri krenar në Eurovizion

Deri në këngën e tetë, mbrëmja finale e “Eurosong”, “Festivali Evropian i Këngës” po zhvillohej siç edhe vendi organizator, Portugalia, kishte parashikuar.

Në të nëntin, konkurrimi i britanikes SuRie, u ndërpre për pak çaste. Në skenën u ngjit aktivisti politik, Dr. A.C duke i rrëmbyer mikrofonin këngëtares për t’i komunikuar publikut aty dhe gjithë spektatorëve mesazhin e tij.

“Nazistët e medias në Britaninë e Bashkuar kërkojnë liri”, ishin fjalët e artikuluara nga i riu para se forcat e sigurisë ta largonin atë nga skena. Ai mbante të veshur një bluze me mbishkrimin “Punët e mafias shtetërore britanike, media britanike, porositeni atë në Amazon” dhe vazhdon të mbahet në një nga rajonet e policisë së Lisbonës.

“Ekspres” shkruan se aktivisti që theu sigurinë e “Eurosong” është me origjinë shqiptare dhe emri i tij është Kostandin. Kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret një ngjarje muzikore, madje është një personazh i njohur në mediat britanike.

Ky nuk ishte i vetmi incident. Fituesja e festivalit, izraelitja Netta, u filmua nga kamera amatore duke u rrëzuar në një shkallë teksa po zbriste në skenë.

Shqipëria u rendit e 11-ta me këngën “Mall” të Eugent Bushpepaj, performanca e të cilit gjithashtu tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave që shkruajtën për festivalin. Në këtë Eurovizion shqiptarët anembanë

botës u ndjenë krenarë pasi përpos Bushpepes në festivalin e madh të muzikës europiane ishin edhe dy shqiptarë, Ermal Meta për Italinë dhe

Eleni Foureira për Qipron. Ndërsa ky incidenti në fund me protagonist një shqiptar nuk duhej…!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...