Ramadan Shehu, analist sportiv dhe ish-trajner i disa skuadrave, i ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, ka deklaruar se trajneri Ernest Gjoka gaboi me largimin e tij sot menjëherë pas humbjes me Partizanin.

“Nuk do ta pranoja se është e pakuptimte një tërheqje e tillë. Nëse e ka kërkuar më parë, do të ishte më frytdhënës të bëhej atëherë, jo tani.

Si do ikësh, ke qëndruar deri këtu, si do ikësh kështu? Në mënyrë të shkëputur? Pa u kompletuar gjërat, duke e lënë anijen në mes të oqeanit?

Nuk mund të ikësh pasi ke qëndruar kaq kohë. Po sikur të fitohen ndeshjet e tjera çfarë ndodh? Ai ndoshta është tërhequr se e ka cilësuar si fund kampionati”, deklaroi Shehu.