Këto janë shtete që i dhanë zero pikë Shqipërisë

Janë ndër shtetet ku ka më shumë shqiptarë, por mbrëmjen e kësaj të shtune na zhgënjyen në finalen e festivalit

evropian të muzikës, Eurosong, duke e vlerësuar Shqipërinë me zero pikë.

Bëhet fjalë për Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën, të cilat nuk i

dhanë asnjë pikë këngës “Mall” të Eugent Bushpepës, duke zhgënjyer kështu pritshmëritë.

Si për ironi, edhe Serbia i dha një pikë Shqipërisë.

Këngëtari Eugent Bushpepa i cili përfaqësonte Shqipërinë, u rendit i 11-ti,

në festivalin evropian të muzikës, Eurovision 2018.

Festivali u fitua nga Izraeli, me këngëtaren Netta e cila triumfoi me këngën “Toy”.

Në vendin e dytë në finalen e së shtunës mbrëma, u rendit shqiptarja Eleni Foureira, e cila përfaqësonte Qipron.

Ndërkohë shqiptari tjetër Ermal Meta, i cili bashkë me

Fabrizio Moron përfaqësonin Italinë, zunë vendin e tretë. Eugent Bushpepa, u rendit i njëmbëdhjeti./ KultPlus.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...