Mbrëmjen e 9 Majit është ekzekutuar në Siena të Italisë, 22 vjeçari shqiptar Alfred Ndoja që njihet edhe me emrin Andrea.

Policia italiane ka arrestuar autorin e krimit, një 45-vjeçar italian me emrin Giulio Sale. Motivet e vrasjes së të riut nga Shkodra janë ende të paqarta.

Referuar shkrimeve në mediat italiane, mësojmë se Andrea Ndoja kishte shkuar për darkë tek miqtë e tij shqiptarë, teksa luhej finalja Juventus-Milan.

Paraprakisht dyshohet se autori i krimit, 45 vjecari italian, ka telefonuar shqiptarët dhe sapo në derë ka dalë

Andrea, ai ka qëlluar me pistoletë. 22-vjecari mori një plumb fatal në qafë që i shkaktoi vdekjen, shkruan Opinion.al.

Një dëshmi e shokut të viktimës ka ngjallur dyshimet e policisë se Andrea Ndoja mund të mos ketë qenë objektivi i sulmit.

Shoku ka dëshmuar se ai personalisht ka patur konflikte me italianin, i cili disa muaj më parë e kishte sulmuar me thikë.

Hetimet po vazhdojnë intensivisht, tha prokurori, i cili ka urdhëruar edhe kryerjen e autopsisë në trupin 22-vjeçarit shqiptar.

Andrea (Alfred) Ndoja jetonte në Rapolano Terme. Mbrëmjen e 9 majit ai kishte shkuar tek miqtë e tij shqiptarë që banonin në Sinalunga, në rrugën Via Umberto.

Autori jetonte 8 kilometra larg shqiptarëve. Pasi vrau të riun, autori vrapoi rreth 1 kilometër,

më pas ishte rrëzuar në një hendek ku theu edhe këmbën. Policia arriti ta kapë në kohë rekord.

Autori i krimit ndodhet në spital ndaj është vonuar edhe marrja në pyetje e tij.

Mosmarrëveshjet për çështje ekonomike por edhe inate të vjetra hetuesve janë shkaqet më të mundshme –sipas hetuesve – që e çuan 43-vjeçarin

Xhulio Sale me origjinë nga Sardenja, të shkrepte pistoletën në drejtim të të riut shqiptar.

Sipas hetuesve, ditët e fundit vrasësi dhe viktima kishin debatuar ashpër në telefon.

Sherri mes tyre vazhdoi mbrëmjen e të mërkurës kur 43-vjeçari italian mbërriti

përpara banesës së shqiptarit në Sinalunga. Në debat e sipër ai e qëlloi me pistoletë të riun shqiptar.

Shqiptari pati kohë vetëm të vraponte për të përqafuar mikun e tij, në krahët e të cilit ndërroi jetë pak minuta më pas.

Sakaq, miq e të afërm kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale për ndarjen para kohe nga jeta të njeriut të tyre të dashur. /Opinion.al

*Foto të 22 vjeçarit të vrarë Andrea (Alfred) Ndoja, marrë nga rrjetet sociale