Gjoka motivon Vllazninë: Burri e humb luftën kur i pushon zemra

Praktika e letrave motivuese në futbollin shqiptar u shfaq nga

Gianni De Biasi, në kombëtaren kuqezi, në fillim të punës së tij, që kulmoi me kualifikimin në “Euro 2016”.

Më pas, nën shembullin e tij, kanë proceduar edhe të tjerë. Para ndeshjes së fundit me

Vllazninë, të luajtur në “Loro Boriçi”, presidenti i Kamzës, Naim Qarri, u dërgonte lojtarëve të tij një mesazh inkurajues dhe motivues.

Dhe, në njëfarë mase, produkti ishte pozitiv, sepse i tillë mund të

konsiderohet barazimi pa gola ndaj rivalit kryesor për mbijetesë, skuadrës kuqeblu.

Nën të njëjtin shembull duket se ka vepruar edhe

Ernest Gjoka për Vllazninë e tij, në prag të transfertës kryeqytetase me Partizanin, por edhe dy betejave pasuese të këtij kampionati, ku do të vendoset fati i kuqebluve.

Përmes një letre, trajneri Gjoka ka komunikuar “fjalë zemre”

për lojtarët e vet, duke u munduar t’i mbajë në tonus dhe të mos dorëzohen deri në sekondën e fundit. Ja mesazhi i tij:

“E di që jeni të mërzitur e të stresuar, e di që jeni nën presionin e opinionit, e di që kjo situatë është jo pozitive…!

Por, së bashku kemi kaluar shumë situata të vështira këtë dimër; kemi luftuar e sakrifikuar gjatë gjithë kohës; kemi humbur,

kemi fituar, kemi barazuar, por për asnjë moment nuk kemi lënë luftën përgjysmë.

Ne do të vazhdojmë luftën, kemi prapë mundësi për t’ia dalë. Unë ju kam thënë që një burrë e humb luftën,

kur i pushon zemra. Prandaj, kam besim se ne do t’ia dalim, e padiskutueshme!

Nesër me kokën lart, për të bërë gati ndeshjen me Partizanin!

Unë besoj tek Ju. Ju përshëndes, Nesti!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...