Vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj është dënuar me shtatë vite e dy muaj burg për disa vepra penale me vendim të formës së prerë nga gjykata italiane.

Vendimi për të është dhënë nga gjykata e Leces në vitin 2012.

Mirëpo Agron Xhafaj rezulton të mos ketë bërë asnjë ditë burg.

Në Itali pasi është dhënë vendimi i formës së prerë, gjithçka ka mbetur pezull dhe për këtë Partia Demokratike ka akuzuar vëllanë e tij, Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Lidhur me këtë skandal të ministrit të brendshëm Xhafaj, vijon të mos mbajë përgjegjësi edhe pas fakteve të tëra të publikuara nga Partia Demokratike.

Mbrëmë në emisionin Opinion, Hoxha deklaroi se vëllai i Xhafajt i ka shpëtuar ekstradimit për shkak të ndërrimit të indentitetit

Gazetari Hoxha në lidhje me këtë deklaratë, tha se i referohej një dokumenti zyrtar të lëshuar nga administrata e gjendjes civile.

CNA.al ka siguruar dokumentin, ku vërehet ndryshimi i indetitetit të vëllait të Fatmir Xhafajt. Nga Agron emrin e ka ndryshuar në Geron.

Më poshtë, CNA.al sjell dokumentit me emrin e ndryshuar të Agron Xhafajt.