Plagoset me arme zjarri gazetarja,

Zbulohet me çfarë shkrime po merrej gazetarja që u plagos në Podgoricë

Gazetarja Olivera Lakic u plagos të martën mbrëma në Podgoricë, pranë banesës ku ajo ishte rrahur brutalisht gjashtë vite më parë.

Mjekët kanë bërë të ditur që ajo është jashtë rrezikut për jetë

Gazetarja e Vijestit u qëllua me plumb në këmbë nga një person i panjohur që ende nuk është gjetur nga Policia, ashtu siç nuk janë gjetur fajtorët e sulmeve të tjera ndaj saj.

Gazeta malazeze Vijesti bëri të ditur që Lakic po merrej me raportimin e rasteve të kontrabandës së duhanit gjatë muajve të fundit – çështje të cilën ajo e kishte mbuluar edhe në të kaluarën.

Drejtori i kësaj gazete, Zeljko Ivanovic, tha sot që Mali i Zi është ‘shtet i mafisë’ dhe e përshkroi presidentin Milo Djukanovic si ‘patroni i kësaj mafie’.

“Mund të na vrisni të gjithëve, por një ditë të gjithë do të jepni përgjegjësi”, tha Ivanovic.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...