Vllaznia- Kamza me 6 arbitra sot në “Loro Boriçi”. Ja kush është kryesori

Ndeshja e sotme në mes Vllaznisë dhe Kamzës konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy ekipet dhe jo më kot, Sektori i

Gjykimeve pranë FSHF-së ka vendosur që të ketë 6 arbitra në të.

Kjo për të mos patur probleme sa i takon gjykimit në mënyrë që

fituesi të vendoset nga fusha e lojës dhe jo nga gabimet e tyre.

Ndërkohë për ta drejtuar këtë ndeshje është vendosur një arbitër me shumë përvojë: Kridens Meta.

Ai do të ndihmohet nga dy tiranasit e tjerë, Egin Doda dhe Nertil Bregasi që do të jenë në rolin e asistentëve.

Sakaq, arbitër i katërt do të jetë Enea Pashaj nga Patosi.

Në rolin e asistentëve pas porte do të jenë Laver Alla nga Lushnja dhe Orlando Kuka nga Tirana.

Ndërsa vëzhgues i takimit do të jetë Besnik Kaimi po nga kryeqyteti ndërsa delegat i FSHF Alban Tafaj.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...