Deputeti i Shkodres Tom Doshi ka mbledhur mbremjen e djeshme ekipin e Vllaznise ne hotelin ku jane te grumbulluar.

Ai gjate gjithe kesaj periudhe po i qendron afer ekipit dhe kete e ka bere edhe ne prag te ndeshjes me Kamzen.

Siç raporton “Superliga shqiptare” deputeti Doshi u ka kerkuar futbollisteve te Vllaznise angazhim maksimal per t’ia dale me sukses ndaj Kamzes neser.

Po ashtu, mesohet se ka marre persiper te paguaje çdo bilete ne menyre qe stadiumi te hapet per tifozet shkodrane qe ata te jene prane Vllaznise ne kete ndeshje te rendesishme.