Ka përfunduar pa gola ndeshja e futbollit e vlefshme për javën e 33-te te Kategorisë Superiore mes Vllaznise dhe Kazmes.

Shkodranet nuk kane mundur te shfryzojne avantazhin e fushes dhe mbeshtetjen e madhe te tifozerise se ketij qyteti, duke mos mundur te shenojne.

Ky barazim eshte me pasoja per Vllaznine pasi ajo e e sheh veten ne rrezikun me te afert te renies nga Kategoria Superiore.

Pjesa e pare ishte e barabarte per dy ekipet ndërsa ne pjesen e dyte shkodranet e kerkuan me me ngulm golin, sulmuan me shume, rrezikuan dy here me ane te Sukajt por pa mundur te marrin rezultat pozitiv.

Tifozeria qe ishte e pranishme ne stadiumin” Loro Borici” doli e zhgënjyer nga Vllaznia si ne loje ashtu dhe ne rezultat.