Letra e partizanes/ “Seks gjatë luftës “çlirimtare”, ju rrëfej kurvëritë e Brigadës së Parë Sulmuese”

Një letër e partizanes me pseudonimin “Furtuna”, të cilin e mbante Naxhie Duma, mbërriti pranë Shtabit të Përgjithshëm të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, , në vjeshtën e vitit 1943.

Ajo paraqet imoralitetin që kishte pushtuar brigadën, ku infermieret partizane, kuzhinieret e krerët e batalioneve ishin ngatërruar mes tyre në marrëdhënie imoraliteti, duke u kthyer në pengesë për mbarëvajtjen e planeve të luftës. Letra, të cilën mund ta lexoni më poshtë, pasqyron lidhjet me emra e mbiemra dhe situatën e vështirë që ishte krijuar në atë brigadë.

“Në kohët e fundit është vënë re një shkarje e fortë nga vija e moralit. Me dhimbje ju them se puna paraqitet deri diku serioze.

Eleni P. e fejuar legalisht pas shumë peripecirash me Theodhoraq S., ka bërë pjesë në një grup të partisë. Mbasi dolli në ilegalitet shkoi të shërbejë pranë një infermierie sefte në Shën Prodhron e më vonë në Kushovë.

Atje ngatërrohet me një infermier dhe ky grupist. Puna shkon përherë duke u trashur deri sa zonjusha e harron Thofin e jeton pranë këtij të dytit.

Tash kjo gjë është marrë vesh në tërë fshatin, ku ish ajo, pse s’kish mbetur njeri pa parë ndonjë skenë. Nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse ta fluturojmë jashtë organizatës.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...