Shkrumbohet 79-vjeçarja, pasi harron bombulën e gazit hapur. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja është shënuar dy ditë më parë në një lagje të Shijakut.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se viktima jetonte e vetme, ndërsa zjarri ka shpërthyer në banesë pasi e moshuara ka harruar bombolën hapur pas përfundimit të gatimit.

Në komunikatë polica vendore bën të ditur se:

“Më datë 06.05.2018, në spital ka vdekur shtetasja XH.R., 79 vjeçe, banuese në Shijak, pasi dyshohet se më datë 04.06.2018, si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga bombola e gazit, aksidentalisht është djegur në banesën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, si ngjarje aksidentale.”

(m.k/BalkanWeb)