Arrestohet pronari i firmes qe falsifikonte pijet ne Shkoder

Pas 8 muajsh në kërkim është arrestuar pronari i një fabrike që prodhonte pije alkoolike dhe produkte te tjera ushqimore në mënyrë të kundraligjshme. Xhevat Kasemi,

53 vjeç pronari i fabrikës “Briland” ku falsifikoheshin produktet ishte në kërkim nga muaji shtator i vitit 2017, ndërsa sot është arrestuar në banesën e tij.

Ky i fundit, sipas policisë rezulton, i proceduar dhe i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Asokohe, në shtator kur u zhvillua operacioni u arrestuan 8 persona, punëtorë në firmën e Kasemit, por pesë nga të ndaluarit janë inspektorë të Autoritetit Kombëtar te Ushqimit.

Punonjësit e AKU-së u ndaluan pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur procesverbale fiktive në subjektin “Briland”, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjienës e në shkelje te plote te ligjit.

Të arrestuar
Syrri Çaku banues në Shkodër
Fatjon Bushati banues në Shkodër
Sami Haxhija banues në fshatin Guri Zi
Hilmi Erkoçaj inspektor i Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Abdyl Bajraktari inspektor i Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Elvis Rraboshta inspektor në Drejtorinë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Adnan Gradeci inspektor i Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Edmond Fortuzi inspektor i Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...