AKSIDENT MASIV NË RRUGËN E KOMBIT; 1 i vdekur 6 të plagosur, 3 në gjendje kritike….

Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit këtë të shtunë, në afërsi të Fanit.

Nga pamjet në vendin e ngjarjes shihen mjetet e shkatërruara në anë të rrugës.

“Më datë 05.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në aksin rrugor Rrëshen – Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë KS 01- 994 IG me drejtues shtetasin F.S., mjeti tip Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues shtetasin F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues shtetasin F.L.”, njofton policia.

Sipas uniformave blu në këtë aksident rrugor kanë mbetur të plagosur rëndë, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volkswagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë në mjetin tip Opel (ndër ta 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit ku po trajtohen me ndihmë mjekësore.

Ndërkohë mësohet se me të mbërritur në vendin e aksidentit, policia ka bllokuar për pak momente të gjithë qarkullimin në këtë rrugë dhe më pas ka hapur njërin krah.

Është kërkuar gjithashtu edhe ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë nga makina personat e lënduar.

Policia po heton për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dyshohet se shpejtësia me të cilën po lëvizte njëri nga mjetet, por edhe lagështia në rrugë janë arsyet e përplasjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...